Qasja fillestare (afrimi)

Kur kafshët vënë re praninë e seksit të kundërt ato nuhasin, hungërijnë, fërshëllejnë, rrëmojnë me hundë dhe në fund çiftëzohen. Shkencëtarët kanë vënë re se ato ndjekin gjithmonë të njëjtat rituale. Të njëjtat rituale përsëriten vazhdimisht. Nëse për një çast rituali ndrëpritet, atëherë çiftëzimi nuk ndodh.

Edhe në rastin e Homo sapiensit (njeriut, pra) ndodh e njëjta gjë vetëm se me një ndryshim thelbësore. Në ndryshim nga kafshët, tek njeriu truri bëhet pengesë e instinkteve kafshërore, që do të thotë se ne mendohemi më shumë seç duhet. Ne vazhdimisht krijojmë pengesa të panevojshme duke ngritur pyetje nga më të ndryshmet. "A mos mendon se po nxitoj? A mos duhet që të bëhem e vështirë? A dukem bukur? A i kam flokët mirë? Mbase duhet të shkoj në banjë dhe të vë më shumë buzëkuq!", e të tjera si këto. Sa herë që ndodh kjo turpi merr situatën në dorë dhe na paralizon komplet, tamam si lepuri kur shikon dritat e makinës.

Mirëpo lepujt nuk kanë turp. As ne nuk duhet të kemi turp në momentin që ia kemi vënë syrit dikujt. Ne duhet thjeshtë të ndjekim udhëzimet e përftuara nga kërkimet e shumta shkencore.

Djema, bëjeni shpejt lëvizjen e parë.
Çfarë duhet të bëjnë meshkujt në momentin që piketojnë femrën e përkryer për ta? Vetëm një veprim, të afrohen sa më shpejt që të jetë e mundur. Shprehja "kush ngurron e pëson" është rregull i pathyer në botën e beqarëve.

Një ditë po darkoja me një mikun tim. Këtij mikut i ra në sy një femër tmerrësisht shumë të bukur që po rrinte tek bari i lokalit, vetëm. Ai u kthye nga unë dhe gjithë gëzim shpalli, "atë e dua për grua!"

"Epo, urime! Si do t’i qasesh?" e pyeta unë me shpoti.

"Pa, ja të shohim!", vazhdoi ai. "Mund të shkoj atje dhe ti them "ç’kemi?". Megjithëse jo. Shumë e rëndomtë për nusen time të ardhshme. Mund t’i ofroj diçka për të pirë. Jo, e konsumuar. Po sikur" filloi ai të bënte shaka, "të shkoj atje e t’i them se kam rënë në dashuri me të kokë e këmbë. Hmmm! Jo, shumë e drejtpërdrejtë. Do t’i them se dua që ajo të bëhet nëna e fëmijëve të mi! Jo, shumë e papjekur."

Ndërkohë që miku im po mendohej për fjalët që do të thoshte, pas kurrizit të tij mund të shikoja sesi një alamet mashkullit simpatik iu afrua vajzës dhe u ul tek stoli ngjitur me të. Kur miku im vendosi të kthente edhe njëherë kokën, ata të dy tashmë ishin përfshirë në një bisedë, e cila dukej qartë se ishte më se e këndshme. Papritur "Dashuria me shikim të parë" u bë për mikun tim një "humbje me shikim ë parë." Kështu e pëson zakonisht gjuetarit që heziton.

Cila është veprimi i duhur për tu ndërmarrë kur në horizont shfaqet një zonjushë bukuroshe? Lër trupin që të flasë për ty? Në fillim përdor sytë. Shikoje në sy dhe mbaje vështrimin të ngulitur për disa sekonda. Ato sekondat shtesë do të bëjnë që ajo të largojë sytë prej teje. Një femër e ka për "detyrë" që të ulë shikimin kur një mashkull e vështron më gjatë se zakonisht. Kjo nuk është shenjë mungese interesimi. Përkundrazi, sipas analizave që u janë bërë mijëra flirtimeve është zbuluar se nëse një femër rikthen sytë e saj drejt teje brenda 45 sekondave, do të thotë se ajo e mirëpret interesimin tënd për të.

Është koha për të vënë kronometrin. Ndërkohë që ajo duket sikur përqendrohet diku tjetër, ti mat kohën që do kalojë deri në momentin që ajo do të rikthejë vështrimin drejt teje. Nëse ndodh brenda 45 sekondave, ndiq hapat e mëposhtme:

Buzëqeshi dhe mundësisht përshëndete butësisht me një lëvizje koke. Zëre se je duke bërë një rezervim tavoline në një restorant të shtrenjtë. Kur ti lë të kuptohet se ke pranuar interesimin e femrës, automatikisht ke bërë rezervim për të biseduar me të. Hiqi mendimet e mbrapshta si p.sh. "Çfarë do të mendojë ajo për mua nëse tregohem tepër i drejtpërdrejtë apo i nxituar?". Ajo nuk do të mendojë asgjë për ty për sa kohë ti nuk i afrohesh asaj dhe nuk i flet. Nëse nuk lëviz shpejt çdo rast do të jetë një rast i humbur.

Rrjedha e veprimeve për meshkujt.
Lëviz shpejt. Të lëvizësh shpejt nuk do të thotë që t’i plasesh në fytyrë sa hap e mbyll sytë. Të lëvizësh shpejt do të thotë që ta bësh praninë tënde të ditur menjëherë duke sinjalizuar vëmendje. Ja metoda më e mirë e testuar: 
  1. Vendos kontakt pamor (shihe në sy). 
  2. Mbaje kontaktin pamor të pashkëputur dhe zgjate pak fare më shumë seç duhet.
  3. Buzëqesh. Buzëqeshja të jetë shoqërore dhe e ëmbël, as e ngërdheshur, as epshndjellëse.
  4. Përshëndete me kokë. Nëse e kthen vështrimin brenda 45 sekondave, tunde kokën prapë, butësisht.
  5. Tundja e kokës për herë të dytë do të thotë "Ti më pëlqen. A mund të bëj një rezervim për të folur me ty?".
  6. Afrohu. Hapi i fundit është që të afrohesh për t’i folur.
  7. Tani mund të fillosh një bisedë. 
Si ta fillosh bisedën? Mos u përpiq që të sajosh fjali të bukura. Fjalitë e sajuara dallohen menjëherë që janë false.
Related Posts with Thumbnails
blog comments powered by Disqus
Respektoni punën e të tjerëve.
Mos i vidhni artikujt e youalbania.com

Nëse doni të mbushni faqen tuaj me artikuj rreth seksit dhe dashurisë, bëjeni këtë nëpërmjet punës tuaj personale dhe jo duke vjedhur.