Përcakto se çfarë do të thotë për ty seks i mrekullueshëm.


Fjalori i dashnorëve.
Seksualiteti është një fjalë e komplikuar, Ti mund të mendosh se përkufizimi i fjalës seksualitet duhet të ketë të bëjë me seksin? Në të vërtetë, përkufizimi i fjalës seksualitet është: Të gjitha aspektet dhe tiparet e personalietit që ndikohen nga të qenit mashkull ose femër. Kuptimi i këtij përkufizimi të ndihmon që të kuptosh se si seksualiteti është një pjesë përbërëse e jetës tënde.

Seks i mrekullueshëm do të thotë të jepesh i tëri, të ndjehesh i lirë, rehat, dhe i pushtuar nga emocionet e të bërit seks. Ndjesia duhet të jetë sikur ke fituar 20 milion Euro, sikur ke ngjitur majën e Everestit, sikur po këndon një duet me Luciano Pavorotin, ose sikur po nget tipin më të fundit të Ferrarit.

Mirëpo nëse ti lejon që mendimet e tua të zaptohen nga paragjykimet, atëherë bërja e seksit do të të bëjë të ndjehesh sikur e humbe lotarinë për një numër, sikur rrëzohesh nga shkallët, stonim total gjatë kohës që përpiqesh të këndosh në dush, sikur të ishe pasagjer i një dum-dumi.

Nëse ti nuk ndjehesh mirë me seksualiteitn tënd, atëherë ti po humbet një nga kënaqësitë më të mëdha të jetës, kënaqësinë seksuale. Për shembull, nëse lakuriqësia të bën që të fshihesh, atëherë është e sigurt që për ty do të jetë torturë e vërtetë që të zhvishesh para dikujt. Po puthja me dikë që sapo e ke njohur?

Nëse nofulla jote bllokohet nga frika, ti nuk do të mund ta shijosh dot joshjen që të dhuron një puthje pasionante. Ti mund të kesh bllokime të kënaqësisë seksuale dhe nëse ti beson që seksi nuk është për tu shijuar, atëherë të jesh i/e sigurt se nuk do ta shijosh ndonjëherë. Ti mund t'i kalosh pengesat e tua seksuale, por së pari duhet të gjesh se nga të vijnë këto perceptime negative.

Në sipërfaqe vendi ynë duket sikur është shumë i hapur ndaj çështjeve që kanë të bëjnë me seksin. Filmat porno shiten pothuaj në çdo vidiotekë, revistat pornografike i gjen në çdo pikë ku shiten gazetat, televezionet transmetojnë programe dhe filma të ndryshme ku flitet pothuajse hapur për seksin. Madje edhe në lajme shohim rubrika që kanë të bëjnë me skandalet e orientimeve dhe abuzimeve seksuale. Mirëpo, kur vjen puna te edukata familjare dhe feja, shumë njerëz akoma predikojnë dhe mësojnë se kënaqësia seksuale është gabim.

Në rritje e sipër, mbase shumë njerëz të kanë thënë se duhet ti thuash gjithmonë JO seksit, apo që seksi është një tundim që duhet të shmanget. Por a të ka thënë kush ndonjëherë se seksi është i mrekullueshëm, se është një aspekt pozitiv i jetës?

Nuk ka rëndësi se më çfarë mentaliteti je rritur, një gjë është e sigurt, si një i/e rritur është e drejta jote të shijosh seksin! Ti nuk duhet të ndjehesh asnjëherë fajtor apo i turpëruar pse do që të mësosh dhe të përmirësosh jetën tënde seksuale për ta bërë atë më të kënaqshme. Kur ti i thua "PO" seksit të mrekullueshëm, ti pohon të drejtat e tua si një person me dëshira seksuale.

blog comments powered by Disqus
Related Posts with Thumbnails
Respektoni punën e të tjerëve.
Mos i vidhni artikujt e youalbania.com

Nëse doni të mbushni faqen tuaj me artikuj rreth seksit dhe dashurisë, bëjeni këtë nëpërmjet punës tuaj personale dhe jo duke vjedhur.