Mos ki turp nga e kaluara jote seksuale

Ti mund të ndjehesh më i/e qetë në lidhje me seksin duke folur rreth të kaluarës tënde seksuale me dikë që është në gjendje të të ndihmojë ta kuptosh më mirë. Duhet të gjesh patjetër dikë tek i cili ke besim. Një mjek psikiatër (si ata që shef nëpër filma) do të ishte i përshtatshëm. Sigurohu që ky person ka eksperiencën e nevojshme për të të ndihmuar që të kuptosh se si e shkuara ndikon tek e tashmja.

Pastaj bisedo me këtë person rreth të shkuarës tënde seksuale në një kohë të volitshme për ty.

  • Tregoi se çfarë edukate seksuale ke marrë (nëse e ke marrë) nga prindërit.
  • Diskuto rreth kujtimeve që të kanë mbetur nga koha e fëmijërisë që kanë lidhje me seksualitetin.
  • Fol rreth paragjykimeve që kishe ndaj lakuriqësisë dhe imazhit të trupit tënd kur ishe fëmijë dhe si (nëse) ka ndryshuar kjo gjë me kalimin e viteve.
  • Flit për herën e parë që të filluan menstruacionet (për femra), ose për herën e parë që u lage në gjumë (për meshkuj).
  • Diskuto rreth mendimit që ke pasur ti për masturbimin, dhe kur, nëse ndonjëherë, je ndjerë tërësisht mirë duke e bërë një gjë të tillë.
  • Fol rreth informacionit që ke marrë për seksin nga shoqëria, media dhe edukata seksuale.
  • Flit rreth takimeve të para romantike.
  • Diskuto rreth arsyeve dhe kohës kur humbe virgjërinë, dhe çfarë të bëri të mendoje rreth seksit.
  • Diskuto rreth mënyrës që ndikon eksperienca e fëmijërisë tek jeta jote e tanishme seksuale.

Këshillë
Nëse ke qenë viktimë e abuzimit seksual, incestit, ose përdhunimit, ti duhet patjetër të bisedosh me një mjek psikiatër. Ai ose ajo do të të ndihmojë ty që ta shpërfillësh imazhin negativ që seksi mund të krijojë. Nëse merr ndihmën e duhur, ti mund të shkosh përtej këtyre eksperiencave të tmerrshme dhe të shijosh seksualitetin tënd.

Nëse ti nuk je duke marrë nga jeta jote seksuale atë që kërkon, kjo mund të vijë si rezultat i disa paragjykimeve ose ndodhive, të cilat i ke përjetuar vite më parë.

Ti nuk ke pse i tregon gjithçka nga e kaluara jote partnerit tënd. Në fakt, disa detaje të jetës seksuale mund të jetë mirë t’i mbash për vete. (Në rastet kur ke bërë seks të sigurt dhe ke përdorur prezervativ.) Megjithatë, mund të ishte ide e mirë që të ndaje me personin që dashuron disa nga aspektet e jetës tënde seksuale në mënyrë që ky person të mund të të njohë në mënyrë më intime.
Ndonjëherë, është shumë e rëndësishme që të flasësh rreth të shkuarës seksuale ose paragjykimeve dhe këndvështrimeve që ka gjithsecili. Në artikujt e ardhshëm do të flasim më shumë për mënyrat se si mund të flasësh rreth seksit.

Mos harro, ti duhet të kesh si objektiv njohjen e vetvetes dhe seksualitetit tënd. Pasi t’i kesh hedhur tutje të gjitha konceptet e gabuara, pëshpërimat mes shokësh e shoqesh dhe të gjitha ndikimet që të kanë turbulluar mendimet, do të kuptosh që seksi është një pjesë e mrekullueshme e jetës tënde. Hapi i parë drejt seksit të mrekullueshëm është të dish se mund ta bësh.

Disa gjëra që duhen ditur
Biseda me një mjek psikiatër mund të të ndihmojë ty që të mësosh më tepër rreth seksualitetit tënd.

Shpërndaje

Related Posts with Thumbnails
blog comments powered by Disqus
Respektoni punën e të tjerëve.
Mos i vidhni artikujt e youalbania.com

Nëse doni të mbushni faqen tuaj me artikuj rreth seksit dhe dashurisë, bëjeni këtë nëpërmjet punës tuaj personale dhe jo duke vjedhur.