Klitori

Mua më pëlqen klitori im. E adhuroj natyrën e tij klitorale. Klitori im nuk ka ndonjë cilësi të veçantë për të cilën ai mund të jetë ndonjë klitor i keq apo i mirë. Nuk ka as ndonjë cilësi që mund ta ndihmojë atë të bëhet më i mirë apo më i keq. Klitorëve nuk u kërkohet që të jenë të ndonjë ngjyre, mase apo ndjesie të veçantë; ata thjesht janë të mirë. Më pëlqen kjo gjë.

Zakonisht unë përdor emrin e gjatë, por ndonjëherë e përmend si "Kliti!, sidomos kur bëhet fjalë për piercing. Kliti duket më i lezetshëm si emër, si emër çuni. Thjesht një përplasje gjuhe me
qiellzën, gjë që e bën akoma më eksitues.

Kohët e fundit, rastësisht, kam zbuluar të gjitha llojet e anatomisë klitoriale. Edukata e varfër seksuale e dhënë në shkollë, vetëm sa e prek faktin (për të mos thënë që nuk e ka prekur fare!) se ku mund të ndodhet klitori im (Adresa: Struktura në majë, e mbuluar me lëkurë rozë, midis dy buzëve), si një pufkë e vogël dhe shumë të ndjeshme mishi.



Ndërsa po lexoja për masturbimin me anë të muskujve të vaginës në një artikull të quajtur "Të brendshmet e Zonjës së Çmendur", zbulova se klitori ka një zgjatim të brendshëm, i gjatë rreth 7 cm. E më vonë,duke shfletuar një libër që fliste për dridhjet e pikës G, gjeta një diagram që e përshkruante këtë pjesë të brendshme të klitorit tim si "të bigëzuar". D.m.th përshkon indet e mureve të uretrës, e cila fryhet gjatë eksitimit.

E bigëzuar!
Ky bigëzim ka kuptim nëse mendohesh mirë për zonën gjenitale të femrave, e cila ka një ndarje në mes. Aty ku meshkujt kanë një qese të vetme që duket si e qepur, femrat kanë dy buzë, dhe një spicë të ndarë më dysh si klitor, edhe pse koka është një e vetme. Mesa di unë, i gjithë klitori është i lëvizshëm dhe mund të "ngrehet" e të fryhet kur ngacmohet. Më pëlqen shumë fakti që klitori im ka një kaptinë dhe një si gungë të vogël të jashtme. Kjo gungë e vogël mezi shikohet edhe pse mund ta afroj kokën aq sa ma lejon fizionomia e trupit, por mund të them se e ndjej fare mirë nën lëkurë kur është e eksituar dhe e fryrë. Koka e klitorit tim ka po aq shumë nerva sa çmund të ketë dhe koka e një penisi. Të dy këto organe janë zhvilluar nga i njëjti "syth" brenda në embrion. Ky syth bëhet ose klitor, ose penis. As vet se mbaj mend se nga i kam gjetur gjithë këto muhabete biologjike.

Prekja e drejtpërdrejtë e klitorit tim më bën që të më kontraktohen muskujt. Është shumë i ndjeshëm. S’ka faj, gjithë ato nerva... Është më mirë kur e përkëdhel nëpërmjet kapuçit të tij, midis buzëve apo duke përdorur ndonjë amortizues tjetër. Gjithashtu, ngacmimi i bazës së tij mund të më sjellë më kënaqësi sesa ngacmimi i kokës. Natyrisht, ai është aq kompakt saqë këto
dallime janë shumë të vështira për t’u bërë. Po ashtu, prekja e klitorit krijon nevojën për të prekur me diçka edhe pjesën tjetër të klitorit. S’ka rëndësi nëse është një objekt apo edhe vetë lëkura.

Stimulimi i klitit, kur bëhet në mënyrën e duhur, mund të më eksitojë, por mendoj se ai nuk duhet ngacmuar kur jam eksituar në një mënyrë tjetër. Çdo lloj fërkimi apo çokitje me ndonjë objekt të thatë apo me gisht, do të ishte e pakëndshme. Është mirë që ti lagësh gjërat apo ti lësh të lagen vetë para se të ndërmarrësh çfarëdolloj stimulimi me dorë. Më duhet të shtoj se klitori im nuk ka nevojë që të preket për t’u ngrehur dhe për t’u eksituar, edhe pse duhet që të stimulohet në ndonjë lloj mënyre që unë të arrij në orgazëm.

Nuk para mendoj shumë për klitorin tim. Atij ndoshta i mbetet hatri, por unë thjesht e vlerësoj atë si një pjesë e vaginës. Mbase unë e përmenda atë më shpesh sesa herët e tjera, sepse ai është e vetmja pjesë të cilës unë kam tendencë ti jap një trajtë njerëzore (është një spicë e vogël, gjë që e bën të duket si një gishtëz). Asnjëherë s’kam dashur të ndryshoj gjë nga klitori im apo ta krahasoj atë më klitorët e tjerë. Kam idenë se ata janë shumë të vegjël për të pasur ndonjë ndryshueshmëri të dukshme, por këtë nuk e di me siguri.

Gjithë ky muhabeti i madhësisë më erdhi në mendje kur po lexoja një artikull në të cilin u shpjegonte se si autorja, Paula, kishte kërkuar të bënte një operacion për të pasur një klitor më të madh. Nuk e kisha menduar kurrë se madhësia e klitorit mund të ishte e rëndësishme. Mendoja se ajo puna e madhësisë ishte thjesht një kompleks mashkullor.
blog comments powered by Disqus
Related Posts with Thumbnails
Respektoni punën e të tjerëve.
Mos i vidhni artikujt e youalbania.com

Nëse doni të mbushni faqen tuaj me artikuj rreth seksit dhe dashurisë, bëjeni këtë nëpërmjet punës tuaj personale dhe jo duke vjedhur.