Jam e nxehtë

Mekanizmat e eksitim zakonisht injorohen nga edukimi shkollor. Këtë po më thoshte një ditë një shoku im në orën e edukatës seksuale.

Leksionet shkollore flasin në përgjithësi vetëm për procesin biologjik dhe rreziqet që mund të vijnë. I gjithë seksualiteti femërore përkufizohet në disa vizatime me shkumës që tregojnë vaginën, vezoret dhe anusin (prapanicën). Kjo mbase për arsye që ne ta merrnim vesh mirë se njëra vrimë ishte e ndarë nga tjetra. Nuk munguan edha nja dy leksione për menstruacionet, po prapë me vizatime të shëmtuara. Paraqitja grafike e vezoreve dhe mitrës duken tamam si kokë lope.

Për mua eksitimi është çështje ndjesish të veçanta, të cilat unë i lidh me aspektin tim seksual ose jo seksual. Ndonjëherë kjo nënkupton dëshirën për të prekur dhe/ose për të ndenjur me dikë lakuriq. Ndonjëherë janë thjesht ndjenja të paqarta kënaqësie dhe dëshire. Për këtë kam folur tek një artikull me titull "Orgazma".

Kur jam e eksituar, bëhem edhe më e ndjeshme. P.sh. më ndodh që të shijoj cikjen e këmbëve në dysheme kur eci, gjuhën që më lëviz në gojë, flladin që më fryn në flokë, vibracionet e muzikës, dhe veçanërisht këdo, për të cilin mund të kem interes për momentin (duket tamam si drogë, apo jo?). Ndonjëherë ndjej dridhje në bark.

Është e logjikshme që eksitimi e bën vaginën time të rrëshqitshme dhe të njomë. Nuk më ka rastisur ndonjëherë që të eksitohem aq shumë saqë mos përmbahem. Ajo që unë vë re është fërkimi që bëjnë buzët e vaginës me njëra tjetrën, ose mbathjet e ftohta kur bien në kontakt me to.

Kur eksitohem klitori më ngrihet dhe kuqet. Megjithatë, kjo nuk është aq e ndjeshme. Këtë e di sepse e kam vëzhguar me qëllim që të shikoja nëse ndryshonte ndopak (si rasti i meshkujve) kur isha e eksituar. Nuk ka ndonjë ndjesi të veçantë për veç faktit që unë jam e ndërgjegjshme për këtë gjë.

Unë nuk i kam shumë qejf fjalët "e eksituar", "e ngrehur" apo shprehjet "më ha" ose "ma ka qejfi". Unë them vetëm "dua" dhe me këtë nënkuptoj që dua të jem ose të bëj diçka me dikë. Ndonjëherë, për gallatë, them që jam e nxehtë, si për analogji të fjalës "hot" në anglisht.
Related Posts with Thumbnails
blog comments powered by Disqus
Respektoni punën e të tjerëve.
Mos i vidhni artikujt e youalbania.com

Nëse doni të mbushni faqen tuaj me artikuj rreth seksit dhe dashurisë, bëjeni këtë nëpërmjet punës tuaj personale dhe jo duke vjedhur.