A i ke bërë ndonjëherë pyetje vetes se çfarë mendon partneri jot?

Natyrisht që ia ke bërë këtë pyetje vetes. Madje më shumë se njëherë. Ke biseduar për këtë gjë edhe me ndonjë shoqen tënde. Puna arrin deri aty, sa s’ke duruar më dhe këto pyetje ia ke drejtuar atij në këtë mënyrë: ;farë problemi ka me ty? A më do ti mua? Po për çfarë dreqin po mendon, xhanëm?

Rezultati. Nuk ndodh asgjë. Ai mbyllet akoma edhe më shumë. Tani mes jush ka më shumë distancë se sa më përpara.

Më poshtë po sqaroj disa nga arsyet pse nuk ndodh gjë kur ne i shtrojmë këto pyetje në këtë mënyrë:

Arsyeja 1: Ai nuk po dëgjon fare se ç’po thua ti.

Ai nuk po dëgjon sepse deri tani ti ke grumbulluar tmerrësisht shumë emocione brenda vetes, je përqendruar vetëm në aspektin negativ të kësaj ndjenje dhe e ke biseduar këtë fakt me shoqet e tua. Pra, ti je e tensionuar.

Kur tensionohesh, fillon të sillesh në mënyrë jo të natyrshme, false. Prandaj, kur ti i afrohesh partnerit tënd, ai e ndjen gjithë këtë mesele të madhe ndjenjash negative (në daç besoje ose jo, meshkujt janë shumë të ndjeshëm). Gjithë kjo energji negative e lëshuar prej nesh e bën atë që ai të mbyllet në automatikisht (mënyra mashkullore e vetëmbrojtjes).

Atij i duket sikur ti po i thua:

  1. Që ti je shumë e mërzitur, nevojtare, e zemëruar dhe e frikësuar
  2. Gjithë fajin e ka ai.

Kështu që, shumë më përpara se ne të nxjerrim qoftë edhe një fjalë nga goja, ai është mbyllur tashmë plotësisht.

Arsyeja 2: Të dëgjon, pastaj mbyllet.

Epo mirë. U përqendrua, të dëgjoi, i vëzhgoi me kujdes të gjitha lëvizjet e trupit tënd, dalloi energjinë negative të shprehur nëpërmjet tyre (edhe pse ti mendon e po sillesh mirë) dhe konkluzioni është ky:

  1. Që ti je e mërzitur, ...
  2. Gjithë fajin e ka ai.

(A e kupton, pra. Nuk ka rëndësi ajo që ti bën apo thua. Rëndësi ka fakti që ai po dëgjon se ti nuk je e lumtur dhe fajin e ka ai.)

Çfarë ndodh në këtë rast?

Pothuajse menjëherë ai nxehet. Nxehet me veten për faktin që të mërziti dhe nxehet me ty që po e bën të ndihet keq.

Kur ti i thua se faji është i tij, atëherë faji bëhet me të vërtetë i tij. Si për rrjedhojë e vetmja zgjidhje që i mbetet është kundërshtimi.

Tani, një mashkull i mirë, i cili nuk të është se të ka bërë me të vërtetë ndonjë gjë të keqe, nuk mendon se ngërdheshja dhe hakërrimet nga inati janë zgjidhja më e mirë, prandaj ai vendos që të mbyllet. Kjo vjen si rezultat i faktit se ai e ka mësuar tashmë që nervat dhe inati mund të të lëndojnë. Ai murmurit me veten, ndërkohë që shkon tek dhoma tjetër për të përplasu ndonjë derë.

Ndonjëherë mund edhe të nxehet, e të sulmojë (me fjalë) ngaqë ndihet vetë i sulmuar. Por në më të shumtën e rasteve ai nuk dëshiron gjë tjetër veç të tërhiqet në një vend të qetë ku mund të "lëpijë plagët e marra".

Inati do t’i zgjasë pak, do të bëjë sikur nuk ka ndodhur gjë (gjatë kohës që ti përpiqesh ta bësh që të hapet) dhe do të tërhiqet. Mbyllje.

Arsyeja 3: Të dëgjon, pastaj mbyllet sepse e di që faji është i tij.

Të dëgjon, pastaj mbyllet plotësisht, i mbushur me mërzi dhe faj, ngaqë e di që fajin e ka vetë.

Ai e di se ka bërë diçka të gabuar. Në përgjithësi meshkujt e kuptojnë kur të lëndojnë ose kur e kalojnë kufirin.

Për sa kohë ai nuk është një mashkull "i keq", narcisit apo sociopat (meshkuj që nuk bëjnë dallim midis objektit dhe njeriut), ai e di se ka bërë diçka që një mashkull nuk duhet ta bëjë.

Ai mund ta kuptojë këtë gjë edhe instinktivisht, por, ama, e kupton. Dhe e vetmja mënyrë për ta menaxhuar këtë faj është që të nxehet me ty. Pastaj vjen mbyllja dhe tërheqja për vetë faktin se tani ndihet dy herë keq. Një herë për atë që ti ndjeve dhe një herë tjetër për atë që bëri.

Unë mendoj se asnjë nga këto rastet nuk është për t’u lavdëruar. Në asnjë rast ti del e fituar, që do të thotë të afrohesh më shumë me të. Rezultati është krejt i kundërt, më shumë distancë.

Ja një zgjidhje për këtë problem.

Zakonisht femrat u flasin meshkujve, ose flasin me veten e tyre në prani të një mashkulli. Femrat pothuajse asnjëherë nuk bisedojnë me meshkujt.

Ne kemi një ide, apo një mendim, a një nevojë, diçka që duam ta sqarojmë. Gjithashtu në mendje kemi edhe një përfundim. Ne duam që ai të bëjë diçka për ne.Në këtë moment ne nisemi për t’ia thënë këto gjëra atij nga një pikënisje krejt e gabuar, e cila është e paracaktuar të dështojë.

Problemi nuk qëndron tek nevojat tona, pasi ato janë më se të vlefshme. Problemi qëndron tek mënyra e të folurit.

Qëllimi i një bisede nuk duhet të jetë arritja e një qëllimi apo përmbushja e një kërkese, por afrimi mes jush, lidhja e ngushtë shpirtërore. Tek e fundit, a nuk është kjo çka ne të gjitha dëshirojmë? Intimitet, dashuri, respekt, dëshira për ta bërë njeri-tjetrin të lumtur.

Kur mes teje dhe partnerit tënd krijohet lidhje dhe ti me të vërtetë bisedon me të, ai jo vetëm që do të ketë dëshirë të të dëgjojë, por do të ketë edhe dëshirë që të të bëjë të lumtur.

Të bisedosh me një mashkull do të thotë që, nuk duhet t’ia nisësh nga qëllimi yt por nga dëshira për t’u shprehur. Të shprehesh nuk është dhe aq e thjeshtë, megjithatë duhet mësuar.

Related Posts with Thumbnails
blog comments powered by Disqus
Respektoni punën e të tjerëve.
Mos i vidhni artikujt e youalbania.com

Nëse doni të mbushni faqen tuaj me artikuj rreth seksit dhe dashurisë, bëjeni këtë nëpërmjet punës tuaj personale dhe jo duke vjedhur.