Çfarë nuk duan femrat?

Nëse do më pyesnit se çfarë do një femër, atëherë ky artikull nuk do të mbaronte kurrë (bëj shaka).

Më mirë po ju tregoj disa nga gjërat që ato nuk i duan.

Takimi dhe njohja me femra ëstë punë e vështirë për ne meshkujt. Prandaj, të dish se çfarë nuk duan femrat, të ndihmon shumë që të jesh i suksesshëm.

P.sh. femrat duan një mashkull që të jetë "burrë i vërtetë", d.m.th të kesh autoritet pa qenë nevoja që të jesh harbut dhe arrogant.

Pse disa meshkuj janë me fat, ndërsa të tjerët vuajnë në vetmi?. Sepse gjithçka varet nga sjellja jote dhe fakti që di apo s’di  se çfarë do apo nuk do një femër.

Femrat e kuptojnë kur një mashkull është i ndjeshëm. Ndjenjat janë temë shumë e bukur bisede.

E ke parasysh sa i sigurt ndihesh kur flet për diçka që e ke me pasion? Femrat e dallojnë atë lloj energjie sepse prej saj mund të marrin diçka. Provoje kur të jesh në prani të ndonjë vajze. Kam bindjen se do të kesh më shumë sukses sesa me ato muhabetet e zakonshme që ke bërë deri më sot.

Shumë meshkuj, kur duan t’i pëlqejnë një vajze, bëjnë rolin e "djalit të mbarë" . Zakonisht kjo sjellje bëhet për t’i treguar asaj që ti je i përshtatshëm për të. Femrave nuk u pëlqen kjo.

Disa të tjerë bëhen krejt e kundërta, ca horra të fëlliqur. Femrave as kjo nuk u pëlqen.

Femrat duan që ti të nxjerrësh në pah cilësitë e tua më të mira. Bëja të qartë mendjes së saj që ti je mashkull dominues, i fuqishëm dhe i sigurt për vlerat që përfaqëson. Në këtë mënyrë ajo do të ketë respekt për ty. Në këtë mënyrë ti do jesh më shumë origjinal dhe më pak i shtirur.

Femrat duan një mashkull me karakter të fortë por të ndjeshëm.

Mbaje mend mirë këtë. Kjo këshillë e vogël do të të ndihmojnë ty të që të kesh një start të suksesshëm. Bëju si ata meshkujt e suksseshëm që i ke pasur gjithmonë zili duke ditur gjërat që femrave nuk u pëlqejnë.

Related Posts with Thumbnails
blog comments powered by Disqus
Respektoni punën e të tjerëve.
Mos i vidhni artikujt e youalbania.com

Nëse doni të mbushni faqen tuaj me artikuj rreth seksit dhe dashurisë, bëjeni këtë nëpërmjet punës tuaj personale dhe jo duke vjedhur.