Veshtrimi i thelle

Të shikosh me ngrohtësi në sytë e një peshku të ngordhur nuk mjafton për të krijuar atraksion. Vështrimi i thellë është diçka e veçantë. Sytë duhet të jenë të ngrohtë dhe joshës.

“Vështrimi i thellë” nuk është aftësi vetëm e aktorëve të Hollivudit. Të gjithë kemi mundësinë që të mësojmë të hedhim vështrime mbresëlënëse.

Etnologët i kanë vënë një emër vështrimit të thellë. Ata e kanë quajtur atë “vështrimi kopulativ”. Vështrimi kopulativ luan një rol shumë të rëndësishëm në krijimin e atraksionit. Një shembull shkencor e ilustron mirë këtë fenmen. Para se të kryejnë mardhënie seksuale shimpanzetë pigmi, kafshët më e afërta gjenetikisht me njeriun, vështrojnë njëri-tjetrin në sy.

Seksi pa kontakt pamor është pothuajse i pamundur tek primatët. Disa studiues Finlandezë eksperimentuan me majmunët babuinë. Duke maskuar pjesë të ndryshme të trupit të femrës ata mund të vendosnin se cilën pjesë duhej të shikonte babuini mashkull që të joshej. Kur babuini mashkull shikonte vetëm gjenitalet e femrës ai arrinte deri në 5 ejakulime. (normale për majmunët)
Ndërsa kur kishte mundësi të shikonte sytë para çiftëzimit, babuini mashkull arrinte deri në 21 ejakulime. Për sa i përket njerëzve, vëstrimi i thellë përpara seksit nuk garanton 21 ajekulime por është e sigurt se ndikon shumë në krijimin e afrisë me partneren femër.

Antropologjistja Helen Fisher shkon deri aty sa thotë që “janë sytë dhe jo zemra, gjenitalet apo truri, organi që stimulon romancën. Ç’farë i bën sytë e tu seksi dhe tërheqës? Dy bebe syri të mëdha. Po të ra rasti shikoji pak me vëmendje fotografitë e vjetra të aktorëve të vjetër të Hollivudit e do të vësh re pupila (bebe syri) të zmadhuara. Natyrisht që janë të përpunuara, por efekti që kanë, ama...!

Babai i shkencë, Dr. Eckhard Hess, i cili u bë i njohur me emrin pupilo-metristi, vërtetoi se pupilat e mëdha ishin më tërheqëse. Këtë e bëri nëpërmjet dy fotografive të të njëjtës femër. Fotografitë ua tregoi disa meshkujve. Ato ishin identike me përjashtim të pupilave. Njërës prej fotografive ai ia kishte bërë pupilat më të mëdha. Reagimi i meshkujve ndaj fotografisë me pupila të zmadhuara ishte dy herë më i fuqishëm se sa ndaj fotografisë tjetër. Pastaj Hessi bëri përsëri të njëjtën gjë vetëm se kësaj radhe ndryshoi rolet. Dy fotografi të njëjta të një mashkulli që i ekspozoheshin femrave. I njëjti reagim edhe i femrave ndaj fotografisë me pupila të mëdha.

Dr.Hess thotë se është e pamundur t'i zmadhosh bebet e syrit në mënyrë të ndërgjegjshme megjithatë diku nga fillimi iviteve 60 ai vërtetoi se ky proces së paku mund të stimulohet. Ai vendosi disa meshkuj përpara aparatit Rube Goldberg (aparat që mat ndryshimin e madhësisë së pupilës). Kur meshkujt shihnin peizazhe natyrore, bebe, apo familje, pupilat e tyre kishin pak luhatje. Në mes tyre Hessi futi një fotografi të një vajze të zhveshur. Kur syri përballej me këtë fotografi, pupilat zgjeroheshin automatikisht duke vërtetuar kështu që kur në hasemi me stimuj joshës, pupilat tona zgjerohen.

Mënyra për të zgjeruar pupilat vijon si më-poshtë.Ndërkohë që je duke biseduar, përqendrohu tek tipari më atraktiv i fytyrës së bashkëbiseduesit. Ndoshta e ka hundën të lezetshme? Mollëza të këndshme. Mbaji larg sytë nga ai nishani i zi me qime. Kjo do të bënte që pupilat e tua të zvogëloheshin menjëherë.
Related Posts with Thumbnails
blog comments powered by Disqus
Respektoni punën e të tjerëve.
Mos i vidhni artikujt e youalbania.com

Nëse doni të mbushni faqen tuaj me artikuj rreth seksit dhe dashurisë, bëjeni këtë nëpërmjet punës tuaj personale dhe jo duke vjedhur.