Si të zgjosh ndjenja seksi tek bashkëbiseduesi?


Tani do flasim për një teknikë tjetër vështrimi. Kjo shkakton intrigë, interes dhe turbullirë në mendjen e personit tjetër.

Kur njerëzit bisedojnë, zakonisht në fund të fjalisë ose gjatë heshtjes, i largojnë sytë nga bashkëfolësi, përveçse në rastet kur po dëgjojnë me shumë interes atë që është duke u thënë ose kur ndjejnë atraksion me personin me të cilin po bisedojnë. Shprehja “nuk ia shqiste sytë” nuk është thjeshtë një shprehje pa kuptim. Njerëzit që pëlqehen, jo vetëm që kanë shumë kontakt pamor gjatë një bisede, por edhe kur biseda mbaron, atyre u duhet pak më shumë kohë se zakonisht për t’i larguar sytë nga bashkëbiseduesi. Të dridhet trupi kur dikush të shikon në sy edhe pasi ke mbaruar së foluri.

Shumë vite më parë unë punësova një marangoz për të shtuar një dritare në zyrën time. Xheri quhej. Nuk ishte shumë i pashëm dhe as ndonjë mendimtar i regjur, megjithatë si për çudi, mua m’u duk shumë tërheqës. Se ç'kishte diçka misterioze që nuk e përcaktoja dot. Ishte turbulluese, banale, seksi.

Gjithësesi unë nuk ia lejova vetes të tërhiqesha nga ky pasion. Mendova që të joshje marangozin nuk ishte as ndonjë gjë e zgjuar dhe as e dëshirueshme në ato rrethana. Ndoshta mund të ketë qenë fakti që cilësitë e tjera të Xherit nuk ishin dhe aq të pranueshme. Sidoqoftë, mendimet rreth Xherit mbetën pjesë e fantazive të mia për disa javë.

Nuk e pashë Xherin për disa vite me radhë. Pastaj, kohët e fundit, ndërsa po punoja, u kujtova që më duheshin rafte të reja për të magazinuar materialet e mia studimore. Natyrisht që i bëra një zile Xherit. Ai u paraqit tek dera ime me nja dhjetë kile më shumë, tre vjet më i madh, dhe po aq seksi. Mirëpo këtë herë, falë kërkimeve që kisha bërë, e kuptova pse ai njeri më joshte vetëm pas pesë minuta bisedë.

Sa herë që unë thosha diçka, sytë e Xherit ngjiteshin pas të mive. Pasi kisha mbaruar së foluri dhe gjatë heshtjes sytë e tij qëndrronin gjatë gjith kohë të ngjitura tek unë. Kuptova se ishte pikërisht ky veprim ai që dikur më ishte dukur aq turbulluese, aq banal, aq seksi.

Ndërkohë që biseda për raftet e zyrës vazhdonte, unë kuptova edhe pse Xheri e zgjaste shikimin. Ai nuk po përpiqej të dukej seksi. Ai nuk ishte i magjepsur pas meje. Xheri thjeshtë nuk ishte shumë i kapshëm dhe për këtë arsye atij i duheshin edhe disa sekonda shtesë sa të kuptonte që raftet i doja 25 cm të gjera.

Këto që thashë më sipër do t'i përmbledhim në një teknikë  që shkakton ndjenja banale, turbulluese, seksi.

Sy ngjitës
Sa herë që flet me dikë, mbaje vështrimin pak më gjatë se zakonisht, edhe gjatë heshtjes.

Një vështrim që qëndron gjatë zgjon ndjenja instiktive lehtësisht turbulluese. Kjo është ajo ndjesia e rrezikut që të bën largohesh ose të përgatitesh për luftë.

Kur t’i largosh sytë, bëje me përtesë. Largoji sytë me ngadalë, sikur ato të ishin të ngjitura me mjaltë.
Related Posts with Thumbnails
blog comments powered by Disqus
Respektoni punën e të tjerëve.
Mos i vidhni artikujt e youalbania.com

Nëse doni të mbushni faqen tuaj me artikuj rreth seksit dhe dashurisë, bëjeni këtë nëpërmjet punës tuaj personale dhe jo duke vjedhur.