Orgazma

 Fjala orgazëm më pëlqen. Në shkollën e mesme fjalën orgazëm e përdornim si fjalëkalim. Madje një shoku im e përdor edhe sot e kësaj dite.Gjithashtu ai më tregoi që 10 teshtima kanë efektin e një orgazme, bazuar në një kërkim shkencor, i cili thoshte se sasia e endorfinës që lëshohet gjatë
10 teshtimave është e njëjtë me sasinë që lëshohet gjatë orgazmës. Nganjëherë numëroj tështimat.

Unë kam pasur shumë orgazma. Të parën e kisha kur u masturbova. U çudita në fillim kur kuptova se kisha mundësi t'i jepja vetes kënaqësi dhe as që e dija.
Orgazma mu duk një gjë e mirë. Nuk më kujtohet ndonjë orgazëm veçanërisht e mirë apo e keqe.

Sipas mendimit tim
Nuk jam shumë e sigurt se ku dallon kufiri midis eksitimit dhe orgazmës. Personalisht do ta përkufizoja orgazmën si pikën kulmore gjatë marrëdhënies seksuale.
Sidoqoftë kam dëgjuar disa shpjegime ku thuhej se orgazma është fundi i pikës kulmore. Megjithatë disa gjëra janë të qarta. Në fillim duhet të eksitohem pa të më vijë orgazma.

Nxitja
Nxitja seksuale fillon në një pjesë të vogël të përqendruar rreth klitorit tim. Gjatë kohës që eksitimi rritet, kënaqësia përhapet drejt brendësisë se legenit, duke më shtuar dëshirën për t'u prekur edhe përreth klitorit, edhe brenda në vaginë. Nuk besoj që këto dëshira të jenë mendore, por thjeshtë ndjenja kënaqësie.
Të gjitha këto gjëra unë do t’i përkufizoja si eksitim. Eksitohem vetëm kur e mendoj. Kur nuk e mendoj, gjithë ndjenja e kënaqësisë venitet menjëherë.

E di që disa femra e arrijnë orgazmën pa u prekur fare. Unë nuk i jam dedikuar ndonjëherë kësaj gjëje aq sa duhet për ta arritur. Në momentin që unë e ndjej se jam e eksituar zakonisht zgjas dorën dhe prekem vetë, n.q.s nuk kam dikë tjetër aty pranë, ose edhe mund ta lë fare pa dashur që të vazhdojë më tej.

Rritja e ndjeshmërisë
Por, n.q.s vazhdoj, eksitimi ruan të njëjtin nivel për një kohë të papërcaktuar. Kjo varet nga disa faktorë: nga mënyra se si stimulohem fizikisht (shumë ose pak), çfarë mendimesh kam nëpër kokë dhe nga fakti nëse ndihem rehat, pa shqetësime të tilla si ftohja, kruajtjet, nervozitet, etj. Mendoj që këto janë gjërat e rëndësishme që ndikojnë në arritjen e orgazmës.

Kjo fazë e cila më duket se quhet "plate-ja" pasohet nga një fazë tjetër të cilën unë preferoj ta mendoj si orgazma. Në të përfshihen: rritje e menjëhershme e ndjenjës së kënaqësisë rreth legenit, e cila rikthehet drejt klitorit duke u shoqëruar me një dëshirë të fortë për të futur diçka në vaginë. Pastaj, këto arrijnë një majë e cila karakterizohet më shumë me dëshirën për t’u dhënë fund sesa me nevojën për të arritur një kulm. Në këtë pikë unë e di se muskujt e barkut fillojnë dhe tkurren dhe ndonjëherë e ndjej këtë gjë.
Zakonisht e ndjej spazmën (tkurrjen) më shumë nëse asgjë nuk ndodhet në vaginë. Pas gjithë këtyre ngjarjeve e gjithë ndjenja e eksitimit zëvendësohet nga një ndjenjë përmbajtjeje dhe klitor hipersensitiv (tepër i ndjeshëm) i cili nuk dëshiron më që të preket.

Pika kulmore
Gjithëfarëlloj gjërash mund të ndodhin kur arrin kulmin e orgazmës, në varësi të intesitetit të kënaqësisë që ndjej. Shpesh orgazmat e mia shoqërohen me lëvizje të pavullnetshme të këllqeve dhe shtrëngime të disa muskujve: në kofshë, legen, fytyrë... Ato më të fuqishmet ndonjëherë më bëjnë që të më mpihen këmbët dhe duart. Gjithashtu ndodh edhe që të më errësohen sytë e të trullosem. Një herë i dashuri më bëri që të më tingëllojnë veshët për disa minuta rresht. Ishte ndjesi shumë e fortë.

Para ca kohësh më bëri për të qarë (nga kënaqësia). Kjo kishte të bënte më shumë me rrethanat e orgazmës se sa me cilësinë, pasi unë kisha kohë që e ndjeja veten jashtë jetës seksuale.

Shpesh më ndodh që të ndjej edhe ndryshimet që ndodhin në trupin tim pas orgazmës. Gjatë orgazmës së një femre mitra zhytet thellë. Kjo ndodh në mënyrë që sperma ta ketë më të lehtë që të shkojë në drejtimin e duhur.


Ngandonjëherë ndjej disa spazma të mitrës dhe vaginës. Por ka shumë mundësi të jetë ndonjë muskul tjetër barkor.

Gjithashtu orgazma shërben edhe për të rikthyer në qarkullim normal të gjithë gjakun që është mbledhur gjatë procesit të eksitimit. Në rastet kur orgazma nuk më vjen ndjej një bezdi në zonën e belit. Këtë e zbulova kohët e fundit në një artikull të një reviste. Zgjidhja = orgazëm.

Edhe orgazmat e shpejta më të buta më japin kënaqësi. Të gjitha orgazmat e mia përfundojnë me një ndjenjë qetësie, humori të mirë dhe rehatie fizike.

Nga njëherë më vjen për të qeshur vetvetiu, sepse ndihem mirë. Nga një herë më vjen për të qeshur edhe sepse më pas e kuptoj se çfarë zhurmash të çuditshme kam bërë.

Çdo gjë e ëmbël që fus në gojë pas orgazmës ( biskota, luleshtrydhe, fruta, lëng, mjaltë dhe veçanërisht çokollatë ) më bën të ndihem mirë për një kohë më të gjatë.

Nuk e di pse, por pas orgazmës dua gjithmonë të urinoj. Gjithashtu, ndjej një afsh të nxehtë dhe pastaj më zë gjumi. Ka të ngjarë që ky është efekti që kanë kimikatet e ndryshme që lëshojnë gjëndrat prej orgazmës, të cilat më japin një lodhje dhe qetësi të kënaqshme. Ndërsa ajo puna e urinës duhet të jetë prej gjithë atyre spazmave (tkurrjeve) dhe stimulimeve rreth mitrës dhe fshikëzës së urinës, por nuk jam shumë e sigurt. Mund të jetë ndonjë mënyrë instinktive për të mbajtur jashtë mitrës qelizat. Por mund të jetë edhe rastësi.

Shpërndaje

Related Posts with Thumbnails
blog comments powered by Disqus
Respektoni punën e të tjerëve.
Mos i vidhni artikujt e youalbania.com

Nëse doni të mbushni faqen tuaj me artikuj rreth seksit dhe dashurisë, bëjeni këtë nëpërmjet punës tuaj personale dhe jo duke vjedhur.