A jane te gjithe duke bere seks?


A ke menduar ndonjëherë se si është jeta jote seksuale në krahasim me të tjerët? A shqetësohesh ndonjëherë se je duke bërë më shumë seks seç duhet? Apo mendon që nuk je duke bërë aq shumë seks sa duhet? Të martuar, të pamartuar, të ndarë, a janë të gjithë duke bërë seks gjatë gjithë kohës? Nuk është çudi të mos dish sa seks bëjnë të tjerët dhe kjo për një arsye shumë të thjeshtë. Askush nuk del haptas të tregojë historitë e tij seksuale.

Seksistika
Një studim i meshkujve 30 vjeçar tregon se 20 për qind e meshkujve kanë bërë seks vetëm me një partner, 21 për qind kanë bërë seks me 2 - 4 partnerë, 23 për qind me 5 - 10 partnere, 16 për qind me 11 - 20 partnere dhe 17 për qind kishin pasur më shumë se 21 partnere. 30 për qind e grave kishin bërë seks me 1 partner, 36 për qind me 2 - 4 partnerë, 20 për qind me 5 - 10, 6 për qind me 11 - 20 partnerë dhe vetëm 3 për qind kishin bërë seks me 21 a më shumë partnerë.


Është e vështirë të përcaktosh me saktësi sa herë njerëzit bëjnë seks sepse ata nuk para mbajnë llogari numrin e partnerëve, të paktën pas disa muajsh që kanë bërë seks. Megjithatë numri i partnerëve të tu nuk e shton numrin e herëve që ke bërë seks. N.q.s. ti ke pasur një partner fiks për pesë vjet dhe ke bërë me të seks që ditën e parë që jeni njohur, atëherë i bie që të kesh bërë seks 1825 herë gjatë pesë vjetëve. N.q.s. ke pasur 50 partnerë për gjatë 5 vjetëve por të gjithë ata/ ato partnerë kanë qenë vetëm për një natë, atëherë i bie që të kesh bërë 50 herë seks gjatë pesë vjetëve. Kështu që, n.q.s do që të përcaktosh sasinë e bërjes së seksit gjatë jetës tënde mundohu të numërosh herët dhe jo partnerët.

Shpesh herë ngrihet pyetja nëse një person mund të bëjë më shumë ose më pak seks se duhet. Madje disa njerëz duan të dëgjojnë mesataret e jetës seksuale të të tjerëve sepse në këtë mënyrë ata krahasojnë mesataret e tyre, duke i bërë që të ndihen normal. Asnjëherë nuk ndodh që të jesh duke bërë më pak seks sa duhet përveç se në rastet kur e ke të nevojshme të bësh më shumë. N.q.s. për shembull burri dhe gruaja duan të bëjnë seks një herë në vit ndërkohë që të dy bien dakord për një gjë të tillë atëherë ata duhet të bëjnë seks vetëm një herë në vit. Çfarë do lloj sasie ju bën të lumtur ty dhe partnerit tënd është shumë në rregull
.

Fjalori i dashnorëve
N.q.s. harxhon shumë kohë dhe para për seks atëherë je i fiksuar seksualisht. Njerëzit seksualisht të fiksuar e kanë të pamundur të punojnë, të mbajnë shoqëri, marrëdhënie familjare apo të zhvillojnë një jetë normale. Ata shpesh paguajnë për prostituta, tradhtojnë të dashurit e tyre ose konsumojnë tmerrësisht shumë pornografi. Për këtë problem drejtohuni tek një terapeut seksi. (djem dhe vajza)


Nga ana tjetër nëse ju pëlqen të bëni seks shpesh dhe keni një partner që dëshiron të njëjtën gjë, atëherë kjo është një gjë më se normale. Por, n.q.s. të duhet të lësh punën, s’të del asnjëherë koha për të folur me familjen apo shoqërinë, dhe e ke të pamundur të jetosh normalisht sepse e ndien që duhet të bësh seks gjatë gjithë kohës atëherë po, je duke bërë seks më shumë seç duhet. Këta njerëz të cilët janë kaq ekstrem quhen të fiksuar seksualisht dhe duhet ti drejtohen terapeutit seksual për ta zgjidhur këtë problem. Në të kundërt, nuk ka asgjë jo normale nëse bën shumë seks. N.q.s. ke kohën dhe një partner të gatshëm atëherë, yyyyp xhixhi!

Nëse nuk je duke bërë seks aq sa dëshiron të bësh, atëherë mund të ndihesh keq. Nëse ke një partner i cili nuk dëshiron të bëjë aq shpesh seks sa ty atëherë duhet të gjeni një vijë të mesme. Nëse nuk je duke bërë seks aq sa dëshiron sepse je vetëm , mos u dëshpëro, ka plot partnerë të tjerë potencialë të cilët ndodhen në të njëjtën situatë dhe të jesh i sigurt që një ditë do ta gjeni njëri tjetrin.


Related Posts with Thumbnails
blog comments powered by Disqus
Respektoni punën e të tjerëve.
Mos i vidhni artikujt e youalbania.com

Nëse doni të mbushni faqen tuaj me artikuj rreth seksit dhe dashurisë, bëjeni këtë nëpërmjet punës tuaj personale dhe jo duke vjedhur.