A i pëlqej une asaj?


Pyetja më e thjeshtë dhe më domethënëse. A i pëlqej unë asaj? Si ta zbulosh?
Me që ra fjala, nëse ti i pëlqen asaj, mos bëj si budall.
Shenjat që tregojnë nëse ti i pëlqen një femre.

Biseda
Mund të zbulosh një mal me informacione nga lloji i bisedës që je duke bërë me një femër. Nëse jeni duke folur për qen e mace, atëherë s’ke gjë në vijë. Biseda e “vërtetë” bëhet për tema me spec. Nëse ti me të vërtetë i pëlqen një femre, atëherë ajo medoemos që do ta sjellë bisedën tek temat që kanë nuanca seksuale (jo për seks, ore. Për tema që shprehin seksualitetin e njëri-tjetrit).

Përkulja
Femrat gjithmonë përkulen drejt një mashkulli kur ai u pëlqen. Nëse ajo përkulet drejt teje gjatë një bisede, edhe kur nuk është e nevojshme, është e sigurt se të ka qejf.

Buzëqeshja dhe tundja e kokës.
Vëreje mirë kur një femër të buzëqesh. A po i buzëqeshin edhe sytë? Kjo do të thotë se ajo duhet që të mbajë kontakt pamor të zgjatur gjatë kohës që po qesh. Nëse ajo gjithashtu po tund edhe kokën, atëherë akoma më mirë. Kjo tregon se ajo po përpiqet që të interesohet për atë çka ti po thua.

Krijon kontakt (hyn në bisedë e para).
Kur një femre i pëlqen dikush, ajo gjithmonë gjen mënyrën për të rënë në kontakt me të. Kjo mund të jetë një përplasje “aksidentale”, ose një goditje e lehtë shoqërore.

Nëse ti vë re ndonjë femër që jep këto shenja, plako mos u mendo hiç. Ec, pra!


Related Posts with Thumbnails
blog comments powered by Disqus
Respektoni punën e të tjerëve.
Mos i vidhni artikujt e youalbania.com

Nëse doni të mbushni faqen tuaj me artikuj rreth seksit dhe dashurisë, bëjeni këtë nëpërmjet punës tuaj personale dhe jo duke vjedhur.