E ka seriozisht, apo po tallet me mua?

A të ka ndodhur që të jesh duke luftuar që i dashuri jot ta marrë marrëdhënien tuaj seriozisht? A të ndodh që si pasojë e kësaj të ka rënë vetëbesimi? Lexo më poshtë.

Të gjitha neve na ka ndodhur që të rrimë net të tëra pa gjumë duke u përpjekur që të kuptojmë se sa seriozisht e ka marrë partneri ynë marrëdhënien tonë. Ja një mënyrë e shpejtë për ta gjetur.

Do ta quajmë këtë “dy llojet e angazhimeve”.

Meshkujt kanë këtë sjelljen e çuditshme që ndryshon katërcipërisht nga tona. Nëse ne angazhohemi seriozisht me një mashkull, kjo do të thotë se na pëlqen, duam të martohemi me të dhe të bëjmë familje.

Meshkujt nuk funksionojnë ashtu. Një mashkull ka dy lloje krejt të ndryshme angazhimesh, të cilat ai i vë në përdorim sipas rrethanave. Ai ka një angazhim për “tani” dhe një angazhim tjetër për “gjithmonë”.

Problemi qëndron në faktin se neve femrave, të dyja këto angazhime na duken njësoj. Për shembull:
Dëshiron të takohet “vetëm me ty”,
Dëshiron që ti të takohesh “vetëm me të”,
Bën plane për të ardhmen,
Të takon me familjen dhe shoqërinë e tij,
Të prezanton me fëmijët (nëse ka),
Bëhet xheloz kur të vërdallisen meshkuj të tjerë.
Ai është i dashur, i vëmendshëm, i dhembshur.
Atëherë, ku qëndron ndryshimi? Si mund të bësh dallimin mes dy angazhimeve?

Tani vjen pjesa më e vështirë:

Ekskluziviteti
Edhe në qoftë se ti nuk je ajo “e duhura”, edhe në qoftë se ai “nuk është ende gati për një marrëdhënie serioze”, apo martesë, edhe në qoftë se është ende i varur pas ish-es, për një mashkull është normale që të takohet vetëm me ty.

Meshkujt nuk janë Don Zhuanë.

Shumica e meshkujve vdesin që të kenë një femër të zhveshur në krevatin e tyre,
Shumica vdesin që të kenë një të dashur të përkryer,
Shumica duan të të kenë në mënyrë ekskluzive dhe të mbahen fort pas teje,
Shumica e meshkujve fyen dhe çoroditen nëse ti del edhe me meshkuj të tjerë,
Shumica e meshkujve duan monogami (marrëdhënie vetëm me një femër).

Për sa kohë një mashkull tregohet i devotshëm që të rri ekskluzivisht vetëm me ty, për ne do të jetë e vështirë që të bëjmë dallimin mes “ekskluzivitetit” dhe “përgjithmonit”.
Këto janë dy gjëra krejt të ndryshme, edhe për një mashkull.

Shumica e meshkujve, edhe pse mund të mos mendojnë se ti je ajo e duhura, besojnë në të drejtën e tyre për të të pasur ty të gjithën për vete, për aq kohë sa ata e ndjenë të nevojshme.

Këtë ata nuk e bëjnë me qëllim të keq, as për egoizëm. Kështu e ka vendosur me kohë natyra. Një femër për çdo marrëdhënie.
Ata ndihen me fat që të kanë ty... për momentin.

Po u përpoqe që t’i kundërvihesh këtij sistemi (p.sh. duke dalë me meshkuj të tjerë), atëherë ti je duke sulmuar drejtpërdrejt atë, duke e bërë që të ndihet në siklet.

Reagimi i tij është një tregues i mirë i llojit të angazhimit që ai ka me ty.
Gjithashtu, këtu duket edhe aftësia jote për t’iu kundërvënë këtij sistemi.

Edukata na e vështirëson këtë gjë. Ne jemi mësuar që të ngatërrojmë angazhimin “për tani” me angazhimin “përgjithmonë”. Edhe në gjimnaz ne mendojmë “shoqe të ngushta përgjithmonë”, ndërkohë që e përfytyrojmë të dashurin si burrin e ardhshëm.
Ehhh, mirë. Sa herë ka ndodhur kjo? Shumë rrallë.

Ne jemi mësuar me mendimin se takimi me familjen dhe shoqërinë, kalimi i pushimeve së bashku, ekskluziviteti nganjëherë edhe me muaj, do të thotë që ai e ka seriozisht.
Nuk e ka seriozisht.

Ja, pra kush janë treguesit e vërtetë të një angazhimi serioz të llojit “përgjithmonë”:

Të kërkon që të martoheni dhe e tregon këtë gjë me vepra.
Ose të kërkon që të jetosh me të në një shtëpi, shpenzimet dhe detyrimet e së cilës i ndani përgjysmë. Këtë e bën me vepra.

Ja pra, kjo ishte.

“Prit tani, se na çudite!” thoni ju. “Po a nuk është kjo etapa përfundimtare?!”
“Si mund t’i dish gjithë ato gjëra pa e njohur njëherë njëri-tjetrin?”

Përgjigja është kjo: nuk mund t’i dish.
Prandaj ti duhet të vazhdosh të takohesh edhe me meshkuj të tjerë dhe t’i mbash alternativat dhe derën drejt zemrës tënde të hapur deri sa ai të kalojë në atë llojin e angazhimit “përgjithmonë”.

Ndërkohë, ti nga ana jote angazhohu me veten tënde dhe ndiq këto udhëzime:

Mbaj gjithmonë kontakt me ndjenjat e tua.
Pyete veten:
A ndihem e lumtur kur jam me të?
A ndihem e lumtur kur nuk jam me të (mos po përpiqem që të largohem prej tij, ose ndihem e dashuruar prej tij edhe kur nuk flasim për dy ditë radhazi)?
A ndihem e dashuruar dhe e sigurt, apo ndihem e hutuar dhe e pasigurt?
A ndihem e sigurt nëse e lë që të hyjë në zemrën time, apo në të vërtetë jam duke e lënë jashtë?
A ndihem e sigurt nëse ndaj çdo ndjenjë timen me të, edhe ndjenjat e mia më negative?
A ndihem vetvetja kur jam me të, apo më duket sikur po harxhoj shumë energji për të pasur vëmendjen, kohën dhe dashurinë e tij?
A më pëlqen vetja kur jam me të, apo e gjykoj veten time gjithë kohës?
A ndihem e aftë, e fortë dhe e bukur kur jam me të (madje edhe kur nuk jam me të), apo ndihem e dobët, e parehatshme dhe më pak tërheqëse?

Bëja vetes tënde këto pyetje gjatë gjithë kohës dhe përgjigju ndershmërisht.

Unë të këshilloj që të mbash një ditar ku të jenë të shkruara këto pyetje dhe përgjigjet e tyre.

Related Posts with Thumbnails
blog comments powered by Disqus
Respektoni punën e të tjerëve.
Mos i vidhni artikujt e youalbania.com

Nëse doni të mbushni faqen tuaj me artikuj rreth seksit dhe dashurisë, bëjeni këtë nëpërmjet punës tuaj personale dhe jo duke vjedhur.