Dikur edhe unë kam qenë e virgjer.

Kur unë i referohem virgjërisë në përgjithësi, nganjëherë përdor termin e pastër (për shaka)
Në fillim unë nuk isha e ndërgjegjshme për faktin që isha e virgjër. Kur e mësova se çdo të thoshte, më dukej pak e rrezikshme sepse kishte të bënte me seksin. Unë nuk mendoja për veten time si e virgjër deri në momenti që mësova se njerëzit në moshën time mund të bënin seks. Ishte pak a shumë klasa e shtatë, kur unë isha 11 apo 12 vjeç. Virgjëria nuk ishte ndonjë gjë e madhe për mua në këtë moshë sepse të gjithë moshatarët e mi ishin të virgjër. Deri atëherë s’kisha puthur asnjëherë.

Fillova të bëhem e ndërgjegjshme për këtë gjë në momentin kur njerëzve që unë njihja u krijohej mundësia për të pasur seks. Kjo, si të thuash, e shtonte pak atë bezdinë time e të qenit mbrapa nga shoqet pasi i shtohej çështjeve tashmë ekzistente si dalja me vonesë e qimeve, e fundit të cilës i nevojiteshin sutjena, e vetmja që s’kishte puthur, e të tjera budallallëqe të adoleshencës.

Qëndrimi im ndaj virgjërisë ishte relativisht i komplikuar. Nuk mendoja që të jesh e virgjër është diçka e keqe megjithatë as nuk desha të isha e tillë. Ndihesha keq sepse desha të bëja seks për hir të seksit, megjithatë më vinte turp sepse pavarësisht dëshirave të mia njerëzit mund ta kuptoni se unë nuk kisha se me kë ta bëja. Pra, më vinte inat që nuk kisha një mundësi të mirë për të bërë seks dhe të tjerët mund ta merrnin vesh. Kam pasur nja dy herë mundësi për të bërë seks me një djalë por nuk kam dashur ta bëj sepse nuk më pëlqente djali. Këtë nuk e numëroj si mundësi. Fokusohesha më shumë tek mungesa e seksapilit tim sesa tek mungesa e partnerëve të dëshirueshëm. Të dyja këto frika të kota të adoleshencës.

Mirëpo, unë isha e mërzitur për këtë gjë gjatë gjithë kohës. Ndonjëherë, në të rrallë, ndodhte edhe që të mos e kisha bezdi nëse dikush e kuptonte që isha e virgjër. Gjithçka varej nga ambienti dhe lloji i bisedës. Përgjithësisht, po të hapej ndonjë diskutim rreth virgjërisë apo seksit, unë vihesha në siklet. Më dukej diçka e rrezikshme. Më dukej sikur dikush do të më zbulonte dhe do të tallej me mua. Nëse unë mendoja se dikush mund të më gjykonte duke u bazuar tek statusi im seksual, atëherë nuk ndihesha mirë. N.q.s dikush fliste pa paragjykime rreth virgjërisë, atëherë unë nuk kisha asnjë problem.

Sa për dijeni, askush nuk u tall ndonjëherë me mua pse isha e virgjër. Shqetësohesha kot fare.

I vetmi incident që ka ndodhur lidhur me këtë çështje, ka qenë njëherë kur disa djem nxorën lakuriq nga dhoma e konviktit një shokun e tyre dhe i kërkonin atij që të thoshte fjalëkalimin. Fjalëkalimi ishte fjala "i virgjër". Pastaj unë mora vesh se ata nuk kishin ndonjë problem me faktin që shoku i tyre ishte i virgjër, thjesht e dinin se atij i vinte turp.

Kam marrë pjesë edhe në mbledhje shoqërore, në të cilat të gjithë betoheshin se në fund të natës askush s’do të ishte më i virgjër. Këtu ideja e të qenit e virgjër ishte më gallatë. Megjithatë, unë s’bëra asnjëherë asnjë gjë.

Tani unë nuk jam më e virgjër, por njoh disa njerëz (20 vjeç) të cilët janë, vajza edhe djem. Tani më duket sikur i ka rënë pak rëndësia kësaj çështje në krahasim me gjimnazin. Mbase ngaqë nuk e kam më merak. S’mbaj mend ndonjë, të cilit t'i ketë interesuar nëse dikush tjetër ka qenë apo jo i virgjër. Kjo është gjëja më e rëndësishme që duhet ditur. Edhe ata besimtarët më të thekur duan të dinë vetëm për virgjërinë e bashkëshortit-es të tyre të ardhshëm.

Ngandonjëherë, mendoj se do të kishte qenë diçka e bukur sikur ta kisha ruajtur veten time vetëm për dashurinë e vërtetë, e ke parasysh, romantika, etj. Megjithatë, jam e lumtur që kam bërë seks, sepse kam bërë praktikë (d.m.th kam mësuar diçka), kisha qejf ta bëja dhe më pëlqeu. Partnerët e mi ishin njerëz të rëndësishëm për mua në periudhën që kam bërë seks me ta.

Gjithë statistikat që unë kam parë në lidhje me përqindjen e çdo grupmoshe seksualisht aktive dhe mesatarja e eksperiencë së parë seksuale kanë qenë të ndryshme. Nuk i di statistikat e fundit. Ngushëllohesha me faktin që bëja pjesë tek shumica, por as kjo, në fund të fundit, nuk ka ndonjë rëndësi të madhe.

Pasi mbarova gjimnazin, fillova të kisha më shumë turp për faktin që isha e virgjër, më shumë për faktin sepse nuk më pëlqente ajo që mendoja unë se të tjerët do të mendoni për mua. Unë gjithmonë kam qenë personi që jam edhe tani, pak e lëvizur, plot dyshime, shijoj gjithçka që mund të jetë sensuale dhe harxhoj goxha kohë duke menduar gjëra që janë seksi. Unë kam qenë gjithmonë e lidhur me këto elementë dhe ndihesha keq kur mendoja se njerëzit mund të mos më merrnin seriozisht për faktin se unë nuk kisha bërë seks. Më bënte për të qarë. Gjëja më e sikletshme ishte fakti që unë nuk kisha mundësi t’i shpjegoja kujt apo edhe ta vërtetoja që në të vërtetë isha biseseksuale, pasi as për këtë unë nuk kisha prova konkrete (d.m.th nuk kisha bërë ndonjëherë seks me një femër).

Të gjitha këto mendime më bënë që të hyja në një fazë, për të cilën pastaj u pendova, ku unë gënjeja në lidhje me virgjërinë time. Mendoja se ishte diçka e trashë që të gënjeja e të thosha se nuk isha e virgjër, kështu që bëra një marrëveshje me veten time dhe vendosa të them se, me djem nuk kisha bërë seks asnjëherë, por...kisha eksperimentuar me vajza. Kjo ishte një gënjeshtër, e cila u zhvillua më tej në "Kam bërë seks me një vajzë". Do ti që m'u shtua edhe dëshira për ta bërë me vajza. Në këtë kohë unë e shikoja veten si një e virgjër që e kishte një justifikim (pra sepse isha lesbike), dhe më dukej sikur kisha shpëtuar nga njollat që njerëzit do të më kishin ngjitur sikur mos të kisha një justifikim (megjithëse unë vetë nuk i mendova ndonjëherë këto gjëra për vajzat që njihja dhe që ishin të virgjëra).

Për mua gënjeshtra kishte një funksion shumë praktik. Ajo i bënte njerëzit të kuptonin se si ndihesha në të vërtetë, reflektonte dëshira të sinqerta dhe tipare të miat. Në fund të fundit, ajo nuk ishte e menduar tamam si një gënjeshtër, por më shumë si një reklamë. Mendova që nuk ishte diçka e turpshme nëse thoja që kisha bërë seks me vajza deri sa të vinte momenti që ta bëja me të vërtetë. Kjo bënte që seksi me vajza të mos ishte në varësi të moshës. Unë e besoja këtë sepse atëherë mendoja që seksi me vajza nuk do të kishte ndikim në virgjërinë time (sidomos kur është i imagjinar, apo jo?), ndërkohë që virgjëria ishte ajo që kishte lidhje me moshën. Për mua seksi me vajza ishte thjesht po ose jo, mbase, sepse askush nuk të pyet "kur ke qenë lesbike për herë të parë?" por "je apo s’je?", ose të paktën "sa lesbike?", ose "çfarë lloji?" Tani që e mendoj, do të ishte më mirë sikur ky të ishte opinioni i përgjithshëm në lidhje me seksualitetin dhe jo "kur e ke bërë për herë të parë dhe me sa vetë e ke bërë?". Njerëzit duhet të bëjnë pyetje të tilla si "sa seksuale je dhe çfarë lloji?", pasi në të vërtetë kjo është ajo që duan të dinë.

Kjo nuk ishte e vetmja histori që unë tregoja. Kjo ishte rezerva për situata të sikletshme në të cilat unë mendoja se mund të vlerësohesha (të analizohesha nga të tjerët) apo të krahasohesha. Më pëlqente mënyra se si njerëzit reagonin kur e dëgjonin. "Uau, qenke më seksi seç mendoja"

Kjo mund të përdorej për të shfaqur gjithfarëlloj gjërash negative për qëndrimin tim në lidhje me seksualitetin tim dhe kundrejt homseksualitetit në përgjithësi (jo seksit prej vërteti?), por në fakt ishte thjeshtë çështje përcaktimesh. Është e vështirë ta kuptosh vetë nëse seksi oral mes dy vajzave mund të quhet si seks prej vërteti,e n.q.s po, a mund të quhet i tillë edhe seksi oral mes një vajze dhe një djali apo dy djemve? Unë e shpjegova situatën time të shpallur "Nuk kam fjetur ndonjëherë me një djalë por kam fjetur me një vajzë." për të evituar konfuzionin (dhe njëfarëlloj përgjegjësie). Shumë shpejt e kuptova që shumica e njerëzve e cilësojnë seksin oral mes dy vajzave si seks prej vërteti. Hajt mo! :

Gjithë ky muhabet, në të vërtetë është thjesht çështje rëndësie. D.m.th sa rëndësi i jap unë gjërave të tilla. Unë mendoj se përshkrimet e ndryshme që i bëhen virgjërisë, seksit apo seksualitetit ( përfshi këtu edhe gjininë) e marrin vlerën nga rëndësia që unë u jap atyre. Këtë koncept disi të turbullt e përdorja që të dukesha më e pranueshme, duke lënë shteg të hapur pa e bërë të qartë nëse po flisja për virgjërinë time apo thjesht për fenomenin në përgjithësi. I shmangesha emërtimit të gjithçkaje derisa e kuptova se çfarë kuptimi kishin në të vërtetë dhe se çfarë do të kuptonin njerëzit kur unë ti shqiptoja ato fjalë.

Kështu vazhdova unë të paraqitem, virgjëreshë e justifikuar derisa m'u dha rasti të bëja seks me një djalë, edhe pse e kisha shpallur bërjen e seksit me vajza. Mbasi e bëra me një djalë, tashmë e kisha kuptuar që seksi me vajza kishte fituar statusin e seksit prej vërteti. Vendosa që edhe unë ta quaj seksin me vajza si të vërtetë, port në fakt çështja ishte që seksi me një djalë më jepte argumente të forta që nuk isha më e virgjër duke eliminuar kështu nevojën për të përcaktuar vërtetësinë e aktit. Të gjitha aktet seksuale ishin të njëjta, por, ama, duhej që të kishe orgazëm.

Sa për informacion, seksin e parë prej vërteti e kam bërë kur isha 18 vjeç. Megjithatë, mua nuk më pëlqen që numrat të bëhen objekt interesi. Unë nuk i pyes njerëzit për herën e tyre të parë n.q.s një temë e tillë hapet. Nuk më shqetëson nëse dikush ma tregon vetë, por unë nuk pyes. Mbase më ka mbetur që nga adoleshenca. Gjërat si seksi nuk duhet të jenë objekt vlerësimi (mosha, sasia, herët, orët). Pastaj, duke qenë se unë vetë pata një zhvillim relativisht të vonë (puberteti, seksualiteti, etj), mua nuk më pëlqen përcaktimi i moshës. Për mua kjo do të thotë që të vësh një peshore, planifikim, një kohë të caktuar se kur duhen bërë gjërat dhe për shkak se zhvillimi im seksual ishte më i ngadaltë se i të tjerëve unë e kam ndjerë veten gjithmonë jashtë rrymës kryesore. Nuk do të doja kurrë që dikush tjetër të ndihesh ashtu si unë.

Dua të përmend këtu faktin që hera ime e parë me një djalë nuk pati dhimbje. Nuk e kisha shumë merak atë gjë sepse deri atëherë vagina ime kishte bërë shumë praktikë, që nga masturbimi e deri tek produktet e brendshme menstruale. Ma merr mëndja që kjo është gjëja kryesore që njerëzit që po lexojnë këtë artikull duan të dinë (përveç faktit se në ç’moshë e kam bërë. Hahahaaha).

Unë nuk pata ndonjë reagim të veçantë emocional apo mendor herën e parë që bëra seks. Më shumë sesa për faktin që kisha bërë seks, unë ndihesha e lehtësuar sepse askush nuk do të mund të vinte më në dyshim gjithë idiotësirat që kisha sajuar. Nuk më bëri që të ndryshoja opinionin që kisha për veten time por thjesht më bëri më të bindur që unë mund ti bëja njerëzit të më besonin kush isha.

Gjithë këto marifete, ndërkohë që askush nuk e çau kokën të më bënte mua të ndihesha inferiore për faktin që isha e virgjër. Dikush nga shoqet ose shokët e mi duhet të jetë tallur me mua (në fëmijëri) me faktin që zakonet më kanë ardhur me vonesë, apo me faktin që deri në vit të parë unë nuk kisha gjokse, apo edhe me faktin që nuk kam pasur të dashur, dhe unë e kam bërë qimen tra duke ia hedhur fajin seksualitetit. Po, pra,...gjithçka ishte vetëm në kokën time. Megjithatë unë ia vë fajin kryesor presionit idiot psikologjik që ushtrohet në tetëvjeçare dhe gjimnaz.

Unë jam menduar edhe për faktin që shumë njerëzve iu vjen turp sepse mendojnë që janë shumë të mëdhenj për të qenë të virgjër dhe të qenit të virgjër konsiderohet si pikë referimi. Pastaj i rashë në të që para se të ndodhte revolucioni seksual, gratë e një moshe të caktuar konsideroheshin shumë të mëdha për të qenë të pamartuara, gjë që nënkuptonte edhe virgjërinë pasi atëherë mendohej që nuk duhet të kishte seks para martese. Konkluzioni? Gjithmonë njësoj. Është e vështirë ta pranosh se ti nuk je seksualisht i/e dëshiruar. Është hequr vetëm koncepti i martesës. Kjo mi acaron nervat në kulm për arsye se unë njoh një tufë me njerëz shumë të dëshirueshëm por janë beqarë, single apo të virgjër për arsye që s’kanë lidhje me seksualitetin e tyre. Unë nuk kam ndonjë zgjidhje për këtë problem, por iu lutem të gjithëve të jenë më të dashur me njëri tjetrin dhe të mos i bëjnë të tjerët të ndihen inferiorë, përveçse kur tregohen të poshtër.

Di që ka edhe njerëz të cilët ndihen në faj për faktin që kanë bërë seks shumë të rinj. Kjo nuk ka qenë eksperienca ime. Të gjithë ata që unë njoh dhe që kanë bërë "faj" në këtë fushë të jetës së tyre, ia kanë hedhur përmes mendimi se kanë qenë të dëshiruar, pushtimeve seksuale, të qenit çapkën, zhvillimit të parakohshëm, varja...ç’rëndësi ka.
Related Posts with Thumbnails
blog comments powered by Disqus
Respektoni punën e të tjerëve.
Mos i vidhni artikujt e youalbania.com

Nëse doni të mbushni faqen tuaj me artikuj rreth seksit dhe dashurisë, bëjeni këtë nëpërmjet punës tuaj personale dhe jo duke vjedhur.