Perse perfundoj gjithmone me meshkuj te papershtatshem per mua?

A të ka ndodhur që të njihesh vazhdimisht me meshkuj, të cilët dalin të papërshtatshëm, të poshtër, ndrydhës ose të pa disponueshëm.

A nuk të duket se vetëm meshkujt e “këqij” të tërheqin, ndërkohë që të “mirët" të mërzisin?

Ky qark i mbyllur të shpie vetëm në dështime.

Por unë mund të të ndihmoj.

Kur isha më e re, joshesha vetëm nga meshkuj, të cilët nuk ishin të përshtatshëm për mua. Ata nuk ishin emocionalisht të pranishëm. Më thoshin vazhdimisht se më donin dhe bënin seks me mua, por në të vërtetë unë për ta nuk isha asgjë tjetër përveçse një “shoqe”.

Ose krejt e kundërta. Të ëmbël dhe të vëmendshëm në fillim, e pastaj ndrydhës dhe mospërfillës kur i njihja pak më mirë.

Njëherë u treta e tëra për njërin. Mirëpo, në fund ai më tha se nuk “ishte gati” dhe se nuk donte asgjë “serioze”. Nga ana tjetër, vajti e ra në dashuri kokë e këmbë me një tjetër.

Më e keqja ishte se unë e kuptova që ai nuk ishte i mirë për mua vetëm paso kishte kaluar ca kohë që kur marrëdhënia jonë kishte marrë fund.

Kisha harxhuar aq shumë kohë duke u përpjekur që ta bëja që të më donte më shumë. Bëra gjithçka munda për t’u bërë e dashura e përkryer për të. Në fund, gjithmonë më dukej sikur e kisha unë fajin.

Pas gjithë këtyre, ai më tha se dështimi më i madh i tij ishte fakti që nuk më bënte dot të lumtur.

U betova se nuk do ta kaloja më një gjendje të tillë dhe se herën tjetër do të gjeja një mashkull që do të më trajtonte me dashuri dhe do të donte të njëjtat gjëra që dua edhe unë.

Unë nuk doja një marrëdhënie që të më shkatërronte emocionalisht. Unë doja një marrëdhënie të qetë, të qëndrueshme dhe pasiononte, e cila të qëndronte mbi themele të forta dhe të më bënte që të ndihesha e sigurt në dashuri.

Edhe pse tashmë kisha kapur fundin, e gjeta një mënyrë që të ripërtërihesha, të zbuloja një rrugë të re për të tërhequr drejt vetes meshkuj të përshtatshëm dhe ta bëja veten dhe marrëdhënien time më të fortë e më të sinqertë.

Menjëherë pas kësaj, u takova me një burrë, i cili do të bëhej bashkëshorti im për 20 vjet me radhë.

Ai ishte një djalë i “mirë”, por aspak tipi im. Kështu mendoja unë atëherë. Ai nuk ishte aspak si ata tipat “e këqij”, që më pëlqenin aq shumë.

Mirëpo ai ishte këmbëngulës. Këmbëngulja e tij bëri që mendimet dhe ndjenjat e mia të formoheshin nga e para. Kjo i dha fund mendimeve dhe ndjenjave të vjetra, të cilat më kishin bërë të vuaja aq shumë në të shkuarën.

Mësova si t’i zgjidh situatat e vështira të marrëdhënies tonë nga një këndvështrim krejt tjetër. Brenda disa muajve, gjithçka u kthye në favorin tim.
Related Posts with Thumbnails
blog comments powered by Disqus
Respektoni punën e të tjerëve.
Mos i vidhni artikujt e youalbania.com

Nëse doni të mbushni faqen tuaj me artikuj rreth seksit dhe dashurisë, bëjeni këtë nëpërmjet punës tuaj personale dhe jo duke vjedhur.