I dashur lexues,

nëse e ndjen të nevojshme të bisedosh me dikë që mund të të kuptojë dhe mund t'i japë zgjidhje shqetësimit tënd, atëherë mos hezito të më kontaktosh këtu. Mesazhet do të lexohen vetëm nga unë dhe sekreti do të ruhet me seriozitetin maksimal.

Sinqerisht
Ardi


Thuaji "po" seksit të mrekullueshëm!


"Po, po, po!" Këto janë pasthirrma të cilat dikush mund t'i lëshoj nga grahmat e pasionit.

Të bësh seks të mrekullueshëm është mënyra më e mirë për të ndjerë kënaqësi dhe për tu ndjerë i lidhur emocionalisht me dikë.

S’ka rëndësi nëse je i martuar apo beqar. Nëse e kupton që seksi është një aspekt pozitiv i jetës tënde, atëherë ti mund të fillosh të kërkosh kënaqësinë që meriton dhe t'i thuash "Po!" seksit të mrekullueshëm.
Seksualiteti sot
  • Fakte nga edukimi seksual
  • Mëso se si evolucioni seksual u kthye në revolucion seksual

Seks i mrekullueshëm. A nuk do doje ta bëje gjatë gjithë kohës?! Ç’është e vërteta, ti mund ta bësh. Në mënyrë që të bësh seks të mrekullueshëm, më parë duhet që të marrësh pak edukim seksual. Nuk e kam fjalë për atë leksionin e mërzitshëm ku thuhet se si sperma fertilizon vezën. Jo! Ka shumë më tepër në edukatën seksuale se aq. Kjo lloj edukatë që do të merrni këtu tek Revista YOU, flet për të gjitha ato kënaqësi dhe variacione që ju mund t'i shtoni jetës suaj seksuale. Sa më shumë të dish, aq më i mirë do të jesh si "dashnor".

Seksi nuk është si ti japësh biçikletës. P.sh, parimi i ekuilibrit që mësohet kur ke je i vogël vlen edhe sot n.q.s do t'i hipësh biçikletës për të vajtur deri tek dyqani. Kur vjen puna tek seksi, parimet e ekuilibrit ndryshojnë sa herë që ti e praktikon atë. Është shumë e mundshme që të përjetosh emocione të reja çdo herë që e bën. Nuk gabohem nëse e them me siguri që edhe ti ke dëshirë t'i përjetosh ato emocione, apo jo?

Duke e krahasuar seksin me dhënies e biçikletës, këshilla do të ishte që t'i japësh këmbëve për tu ngjitur në lart në kodër, pastaj ta lësh biçikletën të rrëshqasë tatëpjetë kodrës, t'i fusësh nja dy kthesa dhe të shijosh xhiron.

Sa mbush ti nga punët e seksit?
Seksi mund të jetë surreal, i veçantë dhe rrëqethës... ose mund të jetë i ngathët, i rremë dhe i dështuar. Ti mund të përjetosh gjithçka që seksi ka për të ofruar. Por para se të fillosh të mësosh gjithë sekretet e seksit aventuresk është mirë të dish nja dy gjëra bazë.

Disa njerëz mendojnë se e dinë ABC-në e seksit dhe se atyre nuk u nevojitet asgjë tjetër përveç se disa pozicioneve ekzotike. Sa di ti për seksin? Zbulo sa njohuri ke për seksin nëpërmjet këtij kuici:

  • Py: A bie dëshira për seks me kalimin e kohës?
  • Pë: Absolutisht jo. Kërkimet zbuluan se 57 %e burrave midis moshë 61 - 75 pohuan se dëshira për seks ose nuk ka ndryshuar ose është rritur. Ndërsa për gratë e moshuara një studim zbuloi se 52 % e grave midis moshës 70 - 79 pohojnë se ndjejnë dëshirë seksuale po aq sa ndienin edhe kur ishin 20 vjeçe.

  • Py: N.q.s një person pi disa gota (alkool ) a është në gjendje që të bëj më mirë seks?
  • Pë: Jo. Më shumë se 4 gllënjka alkool e ulin aftësinë për të bërë seks. Kjo do të thotë që pas dy gotave një mashkull ka më shumë mundësi të mos ketë ereksion ndërsa një femër ta ketë të vështirë arritjen e orgazmës. Për më tepër, akoli shpesh krijon vështirësi në përdorimin e prezervativëve duke shkaktuar shtatzëni të padëshirueshme ose transmetim të sëmundjeve seksualisht ngjitëse.

  • Py: Sa mund të mbijetojë sperma në vaginën e femrës pasi është ejakuluar?
  • Pë: Pasi sperma është ejakuluar ajo mund të mbijetojë për rreth 72 orë. Kjo është arsyeja pse zakonisht është e vështire ta kuptosh kur një femër mbetet shtatzënë. Ka mundësi që ajo mos të ovulojë gjatë mardhënies seksuale dhe as ditën tjetër madje as edhe të pasnesërmen. Ajo mund të mbete shtatzënë ditë pas seksit nëse në vaginën e saj sperma është akoma e gjallë.

  • Py: A është shumë nëse dikush masturbon tre herë në ditë?
  • Pë: Jo. Një person mund të masturbojë sa herë të ketë dëshirë për sa kohë nuk i kthehet në mani duke e penguar në pjesën tjetër të jetës, punë ose marrëdhëniet me njerëzit e dashur.

  • Py: Cila është madhësia mesatare e një penisi dhe a ka rëndësi ajo?
  • Pë: Madhësia mesatare e penisit është rreth 15 -16 cm. Madhësia ka rëndësi vetëm kur haset mospërputhshmëri. Për shembull, penisi i mashkullit mund të jetë shumë i madh ndërsa vagina mund të jetë shumë e vogël dhe anasjelltas, atëherë po që ka mundësi të ketë problem.

  • Py: A ekziston pika-G ( G -spot )?
  • Pë: Po, por...pika G është thjesht një emërtim anatomik për një zonë në murin e sipërm vaginal. Emrin e mori nga Ernst Grafenberg një seksolog gjerman, i cili e studioi këtë zonë me hollësi. Qëllimi nuk është zbulimi i ekzistencës së saj por nëse ka ndonjë funksion apo jo. Disa femra pohojnë se kanë rritje të ndjeshmërisë kur kjo zonë stimulohet ndërsa femra të tjera e mohojnë këtë gjë.

  • Py: N.q.s dikush ka si dëshirë seksuale përdhunimin, mos do të thotë që ky person është i rrezikshëm dhe se ka probleme serioze seksuale?
  • Pë: S'është e thënë. Fantazitë me përdhunim janë të zakonshme. Ato bëhen të rrezikshme kur dikush e merr seriozisht parasysh realizimin e një përdhunimi. Nëse mbete një fantazi atëherë nuk ka problem.

  • Py: Kur një mashkulli i pëlqen të vishet si grua do të thotë që ai është homoseksual?
  • : Jo. Shumica e transvestitëve janë heteroseksualë të martuar me fëmijë. Vetëm 10 përqind e tyre janë homoseksualë, shifër kjo që tregon edhe përqindjen e homoseksualëve në përgjithësi në raport me popullsinë.

  • Py: Kur një çift praktikon seks Tantrik është e mundur që një mashkull mund të durojë me orë të tëra dhe të mos ejakulojë kur i vjen orgazma.
  • Pë: Jo tamam. Tantra, e bazuar në filozofi Lindore, nuk është për të zgjatur kohën e bërjes së seksit, pasi ka si qëllim mbajtjen e çiftit të fokusuar tek kënaqësia dhe jo tek objektivi për të bërë seks. Sidoqoftë shumica e meshkujve që praktikojnë Tantra ejakulojnë gjatë seksit në të njëjtën mënyrë siç do të bënin edhe gjatë një marrëdhënieje normale.

  • Py: Njerëzit që praktikojnë S/M janë vetëm ata të cilët vishen me rroba lëkure dhe që kanë shumë piercing?
  • Pë: Jo. Në fakt, shumë njerëz tek të cilët nuk do të dyshonit kurrë praktikojnë S/M, që do të thotë këmbimi i pushtetit ose dhimbjes me kënaqësi seksuale. Nuk është thjesht çështje kamxhikësh, prangash apo lëkure. Për disa njerëz është thjesht një mënyrë për ta bërë më interesante jetën e tyre seksuale.

  • Py: Është e vërtetë që prezervativët të mbrojnë nga çdo lloj sëmundjeje seksualisht e trasnmetueshme ( SST )
  • Pë: Jo. Ekzistojnë disa lloj SST -sh si p.sh. lythi ose urdhjet gjenitale, të cilat transmetohen nga kontakti me lëkurën në pjesët e trupit që nuk mbulohen nga prezervativi. P.sh. n.q.s një femër ka plagë herpesi në buzët e jashtme, edhe n.q.s mashkulli mban prezervativ, plaga mund të bjerë në kontakt me qesen e herdheve dhe infeksioni të përhapet në këtë mënyrë.

Për të parë se sa i ditur je përdor këtë metodë vlerësimi:
0 - 2 sakte = Ndoshta të duhen nja dy rrota mbajtëse derisa të mësosh më shumë. Por mos u shqetëso. Të mësosh rreth seksit do të jetë një kënaqësi më vete.

2 - 5 saktë = Qenke paksa i ndryshkur. Nxirr pak lubrifikues, rrotulloje zinxhirin dhe kërko informacion për pyetjet që nuk i gjete.

6 - 9 saktë = Paske arritur majën e kodrës. Edhe pak edukatë seksuale dhe mund të rehatohesh e të shijosh pamjen.

10 - 11 saktë = Ti qenke mjeshtër i seksit. Tani je gati për të mësuar disa nga ato truket plot fantazi.

Si e bëre kuicin? Ma do mëndja që edhe sikur tu jesh përgjigjur të gjitha pyetjeve saktë, do ketë diçka interesante që të ka shpëtuar kështu që mos humb as edhe një artikull sepse diku do të gjesh atë që kërkon.

Fjalori i dashnorëve:
Edukimi seksual vazhdon gjatë gjithë jetës. Rreth seksit mund të mësosh nga thashethemet, bisedat me shokët, televizori, filmat, muzika, reklamat dhe librat.
Gjithashtu rreth seksit mësohet edhe duke bërë seks. Disa njerëz marrin edukatë seksuale në shkollë ose në mbledhje me përmbajtje fetare.
Edukimi seksual mund të përmbajë informacion biologjik, psikologjik, sociologjik, për çështje kulturore, morale dhe etike.


Është e thjeshtë të përmirësosh seksualitetin tënd n.q.s merr një edukim të mirë seksual. Sa më shumë të dish rreth seksit, aq më mirë i pajisur do të jesh për të shijuar me përgjegjshmëri të gjithë variacionin që seksualiteti ofron. Qëllimi i jetës tënde seksuale është që të kesh eksperienca për të cilat nuk do të bëhesh pishman.

Nuk quhesh "idiot" dhe "injorant" n.q.s do të marrësh edukatë seksuale. Në mënyrë që të bësh seks të mrekullueshëm atëherë duhet të marrësh sa më shumë edukatë seksuale që të mundesh.
Kjo është arsyeja pse po e lexon këtë artikull dhe kjo është një gjë fantastike.


blog comments powered by Disqus
Related Posts with Thumbnails
Respektoni punën e të tjerëve.
Mos i vidhni artikujt e youalbania.com

Nëse doni të mbushni faqen tuaj me artikuj rreth seksit dhe dashurisë, bëjeni këtë nëpërmjet punës tuaj personale dhe jo duke vjedhur.