Si të fillosh një dashuri me shikim të parë?

Meshkujt klasifikohen në meshkuj me gjoks, prapanicë, kofshë ose pulpa seksi. Shumë femra e mohojnë këtë gjë, por fakt është që shumica e femrave i shikojnë me shumë vëmendje prapanicat e meshkujve. (Ky nuk është thjesht një mendim. Një studim Britanik vërtetoi se këto janë destinacionet më të pëlqyera të syrit të femrës.)

Megjithatë studiuesit gjithashtu na tregojnë se të gjithë ne (si femra, si meshkuj, si qen e mace) rëndësi të madhe u japim veçanërisht u japim syve. Kur je i vogël dhe prezantohesh me dikë më të rritur se vetja, prindërit zakonisht të thonë ta shikosh tjetrin drejt e në sy.
Kontakti i fuqishëm pamor shkakton menjëherë ndjenja të forta afrie. Kjo u vërtetua në një studim të quajtur "Efektet e vështrimit të ndërsjellë mbi ndjenjat e dashurisë romantike." Studiuesit mblodhën në një dhomë të mëdha 48 burra dhe gra që nuk njiheshin me njëri-tjetrin. Ata u dhanë atyre udhëzime për sasinë e kontaktit pamor që ata duhet të kishin gjatë një bisede të zakonshme. Pas kësaj studiuesit pyetën çdo pjesëmarrës se ç'ndjenja kishin ata për njerëzit e ndryshëm me të cilët kishin folur.

Rezultati? Individët, të cilët patën kontakt të zgjatur me sy shprehën ndjenja më të forta afrie të ndërsjellë se të tjerët. Individët që merrnin pjesë në vështrime të ndërsjella pamore (me njeri-tjetrin) patën një rritje të ndjeshme të ndjenjave dhe të pëlqimit për partnerin tjetër.
Revista e Studimeve rreth Personalitetit..

E thënë në një mënyrë më të thjeshtë: Shikimi sy më sy me një të panjohur "tërheqës" ndihmon në ndezjen e flakës së dashurisë.

Pse kontakti pamor ka pasoja kaq të zjarrta? Antropologjistja Helen Fisher thotë se ky është një instinkt i thjeshtë kafshëror. Kontakti i drejtpërdrejtë pamor aktivizon "një nerv të trurit njerëzor, duke shkaktuar një nga dy reagimet më të zakonshme - shtyrjen ose tërheqjen."

Kontakti i tejzgjatur pamor krijon një gjendje emocionale të përafërt me frikën. Kur ti vështron dikë drejtpërdrejt dhe fuqishëm në sy, trupi i tij ose i saj lëshon substanca kimike të tilla si feniletiamina ose FEA, të cilat ndjellin ndjenjën e të qenit i/e dashuruar. Rrjedhimisht, vështrimi i fuqishëm, pothuajse kërcënues në sytë e dikujt është një nga hapat e parë për ta bërë atë që të bjerë në dashuri me ty.

Njerëzit mbajnë vështrimin tek ata sy, të cilët u pëlqejnë dhe shmangin ata sy, të cilët nuk u pëlqejnë. Ne na pëlqen të shikojmë për një kohë të gjatë zjarrin që digjet në oxhak, ndërkohë që nuk mund të rrimë pa mbuluar sytë me dorë kur shohim ndonjë pamje të rëndë në ekranin e televizorit. E njëjta gjë ndodh edhe kur shikon njerëzit. Vështrojmë me kënaqësi të dashurit tanë, por i largojmë sytë nga njerëzi e shpifur, të papëlqyeshëm ose të bezdisshëm. Kur dikush na mërzit, pjesa e parë e trupit që largohet nga ai janë sytë tanë.

Këtë gjë unë e vë re gjatë leksioneve të mia. Sa herë që unë përqendrohem në një pikë të veçantë për një kohë të gjatë, dëgjuesit fillojnë të ulin kokat. Kontrolli i gishtave dhe manikyrit bëhet më i rëndësishëm. Të tjerëve u hapet goja. Kur leksioni vazhdon sërish lirshëm, sytë e tyre ngrihen si fluturat që kthehen në dritën e diellit pas një stuhie.

Një faktor tjetër, pothuajse i kundërt që bllokon kontaktin e mirë pamor është ndroja. Sa më shumë vështrimi përpiqet të të "pushtojë, aq më shumë përpiqemi që t'i shmangemi. Punëtorët e thjeshtë shpesh i shmangen vështrimit të shefit. Nëse ne gjendemi përballë një njeriu jashtëzakonisht simpatik, të bukur, ose të tërheqës, reagimi është po i njëjtë.

Në seminaret e mi unë mundohem që të kem kontakt pamor me të gjithë në sallën time. Megjithatë nëse mes tyre rastësisht ndodhet ndonjë bukurosh, vetvetiu shikimi im largohet prej tij. I shoh të gjithë përveç atij. Pastaj, duke kuptuar arsyen e reagimit tim e detyroj veten të shoh në sytë e këtij mashkulli simpatik dhe BAM. Truri bllokohet totalisht. Ndonjëherë humbas rrjedhën e mendimeve të mia. Belbëzoj.
Gjë e fuqishme ky kontakti pamor.

Sa kontakt pamor duhet për të filluar dashurinë?
Një shkencëtar britanik zbuloi se njerëzit gjatë një bisede të zakonshme vështrojnë njëri-tjetrin në sy mesatarisht 30 deri në 60 për qind të kohës. Kjo nuk mjafton për të ndezur dashurinë me shikim të parë.

Kur ishte ende një student maturant në Universitetin e Miçiganit, një psikologu të suksesshëm me emrin Çik Rubin iu fiksua që të maste dashurinë. Më vonë në Harvard dhe Brandeis, Çiku krijoi aparatin e parë në bazë psikometrie për matjen e sasisë së dashurisë që çiftet kanë për njëri tjetrin. Kjo njësi matjeje mori emrin "Shkalla e Rubinit" dhe ende në ditët tona sociologët e përdorin për të përcaktuar ndjenjat që njerëzit kanë për njëri tjetrin.

Në studimin e tij mbi "Matjen e dashurisë romantike," Çiku zbuloi se njerëzit e dashuruar e vështrojnë njëri tjetrin më shumë kur janë më pranë dhe e largojnë vështrimin nga partneri më ngadalë kur dikush hyn mes tyre. Ai e provoi këtë me anë të një eksperimenti "hileqar". Në fillim ai u bëri çifteve disa pyetje për të kuptuar sa e donin ata njëri tjetrin. Çiftet, pa ditur gjë për klasifikimin që u ishte bërë, u çuan në një dhomë dhe iu tha, "Eksperimentuesi do të jetë me ju pas pak për të filluar eksperimentin." Mirëpo ata nuk e dinin që ky ishte vetë eksperimenti. Nëpërmjet kamerave të fshehta u përcaktua koha që çiftet shpenzonin për të parë njëri tjetrin në sy. Sa më i lartë kishte qenë vlerësimi i tyre gjatë fazës së parë të tesit, aq më shumë kohë harxhonin ata duke vështruar njëri tjetrin. Sa më pak dashuri të ndjenin mes tyre, aq më pak kontakt pamor kishin.

N.q.s do t’i krijosh dikujt ndjesinë e të qenit i dashuruar, rrit kontaktin pamor. E thënë më thjeshtë, mos ia shqit sytë. N.q.s. ti do që në venat e saj ose të tij të filloj të rrjedhë PEA, (e përmendur më sipër) shpenzoje 75% a më shumë të kohës duke e parë në sy.

Ato sekondat shtesë flasin shumë. Zakonisht femrat marrin këtë mesazh: "Zonjushë e bukur, ju më intrigoni, unë jam mahnitur nga ato që thoni ju". Ndërsa meshkujt këtë mesazh, " Ti ma heq trurin, mezi po pres që të t’i gris ato rrobat dhe të më bësh dashuri të zjarrtë".

Kujdes! Shikimi yt duhet të përqendrohet vetëm tek sytë. Jo në vetull, as tek ura e hundës, por drejt e tek bebet e syrit, qofshin këto bojëkafe, blu apo të gjelbra. Bëj sikur je duke parë diçka që ndodhet pas vrimës së zezë të irisit.

Një shprehje e vjetër thotë "Fërshëlle një melodi të lumtur dhe do të jesh i lumtur." Edhe ti bëj të njëjtën gjë. Lësho sinjale dashurie dhe të jesh i sigurt që personi tjetër do të fillojë të ndjejë dashuri.

Hapi i dytë. Vështrim i thellë. Kur je duke biseduar me dikë, rrite kontaktin pamor. Kërko diçka pas vrimës së zezë të bebes së syrit. Shikoje në sy për të krijuar ndjesinë e të qenit tashmë në dashuri.
Related Posts with Thumbnails
blog comments powered by Disqus
Respektoni punën e të tjerëve.
Mos i vidhni artikujt e youalbania.com

Nëse doni të mbushni faqen tuaj me artikuj rreth seksit dhe dashurisë, bëjeni këtë nëpërmjet punës tuaj personale dhe jo duke vjedhur.