Qyqja, po me iken burri prej duarsh!


Të ka rastisur ndonjëherë që të bëhesh e dëshmitare e ftohjes së marrëdhënies me partnerin tënd? Të jesh ndjerë krejtësisht e pa përgatitur dhe tërësisht e pashpresë për t’u afruar përsëri me të? Unë them që ti mund t’i japësh fund kësaj gjendjeje.

Unë e di se si ndihesh sepse e kam kaluar vetë.

Unë kam parë burrin tim të mrekullueshëm të largohet nga unë emocionalisht dhe gjithçka e bukur në jetën tonë të tretet në ajër.Më kujtohet që ndihesha e dëshpëruar, e frikësuar, e mërzitur dhe tërësisht budallaçkë. Gjithçka që unë provoja, ose nuk kishte efekt, ose më kthehej mbrapsht.Kur më në fund e kuptova se ç’po ndodhte, fillova t’i kthej gjërat ashtu siç ishin. Pastaj më dukej sikur nuk kishte ndodhur asnjëherë.
Mu duk sikur u zgjova nga gjumi, makthi kishte mbaruar dhe unë i isha rikthyer sërish botës së përrallave.

Fakti që tani unë e di se mund të kem marrëdhënien që dua, më ndihmon që të kaloj me sukses çfarëdo lloj situate të vështirë. Më duket sikur sa vjen e jemi më afër, pavarësisht se çfarë ndodh dhe se me çfarë sfidash përballemi.Unë dëshiroj të njëjtë gjë edhe për ty dhe e di se mund ta kesh.

Ja një letër nga një vajzë e re, marrëdhënia e së cilës po shkërmoqet papritur.

"Unë jam Mirela. Për gjashtë muaj martohem. Por më duket sikur ai nuk është aty me mua, sikur unë nuk jam përparësia e tij edhe pse ne jemi duke bërë shumë gjëra së bashku për momentin (përgatitjet për dasmë). Pse ai më duket kaq i largët? Unë gjithmonë i them se ka dikë tjetër përveç meje...sepse ai duket kaq i ndryshëm. Kur ne dalim bashkë, ai e vë celularin tij në heshtje.Oh, sa e pashpresë që ndihem tani. N.q.s ai vazhdon të luajë në këtë mënyrë të fshehtë me mua dhe me nevojat e mia, pyes veten si do të mbijetojmë ne në jetën tonë bashkëshortore? Ne kemi rreth 11 vjet bashkë, megjithatë tani më duket sikur kam një tjetër në krah. As që e kam idenë fare se ç’duhet të bëj dhe kjo më bën të ndihem e vetmuar dhe e pasigurt. Vazhdimisht pyes veten “A është ai i duhuri për mua?” Nuk jam vonë për të hequr dorë, por unë e dua aq shumë atë. Ah, dreqi e mori. Jam shumë e mërzitur me marrëdhënien time tani. Ndihem sikur nuk e di se ku duhet të shkoj, ku vajti lumturia ime dhe çfarë duhet të bëj? Të lutem më ndihmo që ta zgjidh këtë problem."

Mirela ndodhet në një situatë shumë të zakonshme.N.q.s e ke parë filmin Sex & The City, ke vënë re sesi Keri lufton me stresin që martesa ushtron mbi marrëdhënien e saj, gjithashtu ke vënë re se sa e thjeshtë është për gjërat që të marrin tatëpjetën.

Martesa nuk e ndryshon cilësinë e marrëdhënies nga keq në mirë. Nuk është e thënë që t’i përmirësojë gjërat.

Në fakt, martesa mund t’i përkeqësojë gjërat, pasi të dyja palët fillojnë e frikësohen, dhe sepse ne femrat papritur kemi shumë përgjegjësi dhe probleme të rëndësishme që duhet të zgjidhim.

Na duhet të merremi me lista, me planifikime, organizime, zgjedhje, të pyesim atë se çfarë do, t’i themi atij se çfarë duam, të bëjmë bisedime, etj.

Në këto momente ne jemi të ngarkuara me “energji mashkullore”.Ja çfarë ndodh. Në vend që kjo të jetë eksperienca jonë më e bukur, në të vërtetë sa vjen e largohemi.

Ajo që po i ndodh Mirelës, mund t’i ndodhin cilësdo marrëdhënie në gjendje stresi: lindja e një fëmije, sjellja prindërore, ndryshime në punë, ndryshime në financa, transferimet, praktikisht çdo gjë që kërkon punë në skuadër.

Pikërisht në këto çaste është e nevojshme teknika e “ndërrimit të kapeles” nga “energji femërore” në “energji mashkullore”.

Çfarë mund të bëjë, pra Mirela që t’i kthejë gjërat ashtu siç ishin?

Këtu do të mësojmë teknikën e “ndërrimit të kapeles”, e cila do të funksionojë si për Mirelën ashtu edhe për ty, cilado qoftë situata në të cilën ndodhesh.

Në fillim duhet të kuptojmë atë që po ndodh:

Ai po largohet
Nevojat e Mirelës për afri nuk po përmbushen.Ai vë celularin në heshtje, duke bërë që ajo të ndjehet jo e sigurt. Ajo po dyshon për ndonjë lidhje të fshehtë.

Veprimet pozitive që Mirela po bën janë: nuk ia hedh fajin vetes, nuk e lë inatin që të bëhet arsye sulmi kundrejt burrit të saj dhe po rri e qetë.

Tani, gjithçka që ajo duhet të bëjë është që të zgjidhë problemin.Ka shumë mënyra për ta zgjidhur këtë. Mënyra më e mirë është komunikimi. Problemi duhet të dali në sipërfaqe. Për këtë Mirelës i nevojitet në radhë të parë që të krijojë një hapësirë ku burri i saj të ndihet i sigurt për të folur, pastaj t’i krijojë atij dëshirën për të folur. Gjithashtu Mirela duhet ta dëgjojë atë në një mënyrë të tillë që ta bëjë atë të ketë dëshirë që të flasë akoma dhe më shumë. Kjo gjë mund duket mjaft e ndërlikuar, shumë teknika, të dish si të flasësh, etj. Nuk është ashtu.

Le të përqendrohemi tani tek “dorëzimi i të fortës”.“Dorëzimi i të fortës” nënkupton që ti t’i futesh një mashkulli në zemër në mënyrë që ai ta ndjejë për detyrë për t’u afruar. Kjo bëhet duke qenë e “fortë përbrenda” por e “butë përjashta”.

Kjo është energjia femërore. Do të thotë se ti ke besim tek vetja, ndihesh e fortë, e aftë, e pavarur dhe e fuqishme përbrenda. Sikur ke mundësi që të zgjidhësh çdo problem. Ndërkohë ti lejon që përjashta të duken vetëm zemra dhe ndjenjat.

Krejt e kundërta ndodh me “energjinë mashkullore”. Energjia mashkullore i krijon përshtypjen mashkullit sikur po përpiqesh të mbrohesh nga diçka. “Energjia mashkullore” është ajo që na bën të sillemi ftohtë, egër dhe vazhdimisht në mbrojtje të ndjenjave tona.

Ajo mënyra e ftohtë, e egër dhe e rezervuar mund të kuptohet në dy mënyra. E para, sikur e ke çliruar veten nga gjithë ato ndjenja dramatike femërore dhe po përpiqesh të jesh e dashur dhe pozitive kur e shikon se ai po kalon një periudhë të ngarkuar me punë. Ose mund të krijojë përshtypjen që je duke e sulmuar, që nuk të intereson për të, që luan lojëra, që nuk ke më besim tek ai, që i dramatizon gjërat dhe se e bën me qëllim.

“Energjia mashkullore” është një shtytës i mirë kur do që të përfundosh diçka. Kjo është ajo faqe e jona mashkullore, e cila na lejon që të mbarojmë punë me dynjanë. Por në një marrëdhënie, “energjia mashkullore” është thjesht një maskim. Maskon atë energjinë e butë, tërheqëse femërore. Maskon thelbin e “energjisë femërore”, lidhjen tonë me ndjenjat më të thella.

Kur ne shfaqim “energjinë mashkullore”, e ndjejmë të nevojshme që të bëjmë diçka në mënyrë që të ndodhë diçka. Kjo na bën që t’i kyçim ndjenjat, të maskojmë plotësisht ndjenjat tona dhe të shkëpusim çdo lidhje me veten tonë. Në çastin që ne shkëpusim lidhjet me veten tonë, shkëputet dhe marrëdhënia.

Unë jam e sigurt për këtë gjë. E vë re edhe tek letra e Mirelës. Çdo çast që kalon e shkëputur nga burri i saj ndikon në mbylljen edhe më shumë të zemrës. Ndikon në shkëputje. Kështu përkeqësohen marrëdhëniet tona.

Kur ti të ndihesh e fortë përbrenda dhe të hapesh më shumë përjashta, në mënyrë që t’i japësh atij mundësinë që të futet brenda, gjithçka do të kthehet ashtu siç e do ti.

Si të “ndërrosh kapele”

  1. Vër re pozicionin që merr trupi yt në momente të ndryshme gjatë ditës kur je në prani të burrit tënd. Ku janë vendosur krahët, duart. Nga cila anë je anuar, në drejtim të tij apo në të kundërt.

  2. Kape veten duke shfaqur “energji mashkullorë”. Mos harro që “energjia mashkullore” është çdo lloj mendimi aktiv, veprimi, iniciative, vendimmarrjeje, këshille, logjike, vënie e trurit në punë. Çdo lloj energjie që të bën fizikisht aktive. Kur ta kapësh veten të përkulur në drejtim të tij gjatë kohës që je duke folur me të, nxirr njërën këmbë përpara dhe çoje trupin prapa. Nëse vë re që i ke krahët të kryqëzuara para trupit, ose duart të mbështetura fort tek hijet, lëri krahët që të varen lirshëm dhe ktheji pëllëmbët në drejtim të tij. Nëse e kap veten duke u rrotulluar në shtrat në drejtim të kundërt me qëllim, ose duke u rrotulluar në drejtim të tij, ndalo dhe merr frymë. Qetësohu dhe rri. Merr frymë dhe rri.

  3. Në çastin që ai të afrohet, të flet, të prek, të puth ose të përqafon, kudo që të jesh, vër re nëse po ngurtësohesh ose po ia kthen veprimin me shumë ndjenjë. Vër re nëse ndihesh e mërzitur, nëse përkulesh në drejtim të kundërt, ose krejt papritur truri jot bëhet gjithë miza dhe diçka ulërin përbrenda. Vëri re këto gjëra në mënyrë që të dallosh “energjinë mashkullore”. “Energjia mashkullore”, kur je me partnerin tënd, nuk bën gjë tjetër veçse maskon “energjinë femërore”. Tani është koha që të “ndërrosh kapele”.

  4. Ndërro kapele. Lëshoje trupin pak nga pak. Në fillim shpatullat, në mënyrë që të dalë në sipërfaqe “energjia femërore”. Tani për tani, thjeshtë merr frymë dhe çliro pjesët e ngurta të trupit. Tani përqendrohu tek ajo që ke përpara, tek ajo që po prek, aty ku po rri, tek ndjesia që të japin krahët e tij, ajo që nuhat dhe dëgjon në dhomë. Në këtë moment do të ndjesh diçka. Përdore këtë ndjesi për të dhënë një mesazh të asaj që ndjen. Mund të jetë diçka e thjeshtë si p.sh. “Sa mirë që ndjehem këtu”, ose “Se di pse por kam shumë uri”.
    Mos fillo asnjë diskutim rreth marrëdhënies apo martesës, ose çdo gjëje serioze që ka të bëjë me planifikime. Ka kohë për t’i bërë ato, ndërsa tani ty të duhet kohë për ti mjeshtëruar fjalët dhe gjuhën e trupit të “energjisë femërore”.
    Në momentin që ti flet me ndjenjat e tua dhe trupi yt nuk është i ngurtë, atëherë ai do ta ndjejë për detyrë që të bëjë diçka. Diçka ndryshe do të ndodhë. Ai do të të shohë. Do të të mbajë afër. Do të dojë të të prekë trupin dhe të të përkëdhelë fytyrën. Ai do të flasë. Diçka me siguri që do të ndodhë, ndërsa ti do të ndjesh një ndryshim të energjisë së tij.Kjo do të ndodhë sepse ai do ta ndjejë “energjinë tënde femërore”, e cila automatikisht do ta bëjë atë që të shfaqë “energjinë mashkullore”. Në atë çast ti do të kesh ndërruar gjithë forcën lëvizëse të marrëdhënies tënde. Gjithçka do të jetë kthyer 180 gradë. Ti do kesh krijuar përsëri lidhje.

  5. Ruaj një ritëm të pandryshueshëm. Është e rëndësishme pasi marrëdhëniet të rregullohen, ritmi të mos ndryshojë. E di që duket e vështirë. Të gjithë do të donim që ti zgjidhnim problemet me një llaf goje. Mirëpo, ashtu nuk zgjidh gjë.
    Fjalët dhe gjuha e trupit që do të përdorësh, mund të ndihmojnë në ndërrimin e energjive. Nga pozicioni ku ti je e përkulur përpara dhe ai prapa, në të kundërt.Kjo nuk është çështje fjalësh.
    Kjo është çështje energjie.Vepro hap pas hapi, duke u nisur nga shpirti yt. Provoji këtë teknikë dhe shiko se çfarë ndodh.


Related Posts with Thumbnails
blog comments powered by Disqus
Respektoni punën e të tjerëve.
Mos i vidhni artikujt e youalbania.com

Nëse doni të mbushni faqen tuaj me artikuj rreth seksit dhe dashurisë, bëjeni këtë nëpërmjet punës tuaj personale dhe jo duke vjedhur.