PERSHTYPJA E PARE (Hmmm...ai çuni qenka simpatik)

Si të lësh përshtypje pozitive që me shikimin e parë?

Ke vetëm një shans për të krijuar atraksion me shikim të parë dhe përshtypjet e para mbeten përgjithmonë. Ato nguliten thellë në psiqikën e njeriut dhe i japin formë sjelljes tonë kundrejt individëve të tjerë.

Edhe pse tashmë kemi hyrë në shekullin e 21, njerëzit e kanë të vështirë të kuptojnë se sa e rëndësishme është përshtypja e parë dhe se sa të rëndësishme janë detajet e vogla mbi të cilat ajo bazohet.
Qoftë edhe një palë xhinse fare të zakonshme mund t'i japin fund atraksionit që përpara se të keni thënë "Ç’kemi?" Nëse ju vajza bëni qoftë edhe një çerek rrotullimi ne anë të kundërt me djalin që po përpiqet t'ju thotë një fjalë, të jeni të sigurta se atij në moment do t’i "priten gjunjët".

Gjithmonë gati!
Pyetje. Pse njerëzit harxhojnë kaq shumë kohë për tu bërë "të bukur" kur dalin në rrugë dhe aspak kohë kur rrinë në shtëpi me të afërmit e tyre? Sepse kontakti i parë pamor është shumë i rëndësishëm për njerëzit.

Ju mbase nuk e kuptoni, por e vërteta është kjo. Duke mos qenë të përgatitur juve ju kanë shpëtuar plot raste të mira për të krijuar atraksion. Djema! Kjo do të thotë se ju nuk i kishit kushtuar vëmendjen e duhur veshjes tuaj. Vajza! Kjo do të thotë që ju nuk ishit bërë të bukura. Studimet kanë vërtetuar se femrat vënë re tek meshkujt veshjen, ndërsa meshkujt vënë re tek femrat trupin dhe fytyrën.

Vajzat mund të pyesin: Sa i rëndësishëm është makijazhi? Të shikojmë pak se ç’thonë kërkimet shkencore. Studiuesit u dhanë për detyrë disa meshkujve që të bënin biseda të zakonshme me gjashtë femra, të cilat nganjëherë mbanin buzëkuq, e nganjëherë jo. Studimi me titull " Buzëkuqi si përcaktues i personalitetit nga përshtypja e parë" tregoi se femrat linin përshtypje më të thellë kur mbanin buzëkuq.

Vajza, a ju ka ndodhur ndonjëherë që duke ecur në rrugë pa buzëkuq të mos bëheni objekt interesi për meshkujt? Në përgjithësi meshkujve u pëlqejnë buzët me shkëlqim dhe sytë e mëdhenj.

Hapi i parë
Përgatitu për të lënë përshtypje të mira - kudo.
Kjo nuk do të thotë që meshkujt duhet të veshin kostum për të blerë bukën ndërsa vajzat të suvatohen me tre shtresa pudre për të dalë në ballkon. Kjo do të thotë vetëm që sa herë dilni nga shtëpia të jeni të përgatitur për të lënë përshtypje sa të mirë. Zakonisht njerëzit e harrojmë në të vërtetë se sa e rëndësishme është përshtypja e parë.

Tani. Ta zëmë se u bëre gati për të krijuar atraksion.
Dole shëtitje tre-katër herë dhe hiç asgjë. Atëherë me të drejtë do mendosh " Ik, or, se s’qenka punë kjo". Gabim!

Shitësit ekspertë e dinë se shitja e parë realizohet vetëm pas kontaktit të pestë. Jepini pak kohë dhe do të merrni rezultate pozitive.
Related Posts with Thumbnails
blog comments powered by Disqus
Respektoni punën e të tjerëve.
Mos i vidhni artikujt e youalbania.com

Nëse doni të mbushni faqen tuaj me artikuj rreth seksit dhe dashurisë, bëjeni këtë nëpërmjet punës tuaj personale dhe jo duke vjedhur.