Një mashkull duhet “të punojë” për ty, që të të “vlerësojë”


 Mos vallë ke dyshime se i dashuri jot nuk dëshiron ta shpjerë marrëdhënien tuaj drejt dashurisë së përjetshme? Nëse ti po e kalon një gjë të tillë, atëherë unë e di se si ndihesh. E kam kaluar vetë, pothuajse 6 muaj rresht me personin, i cili tani është burri im.

Hendeku që e ndan të dashurën nga gruaja mund të duket si një humnerë, të cilën është e pamundur që ta kapërcesh, ose mund të duket si një ndryshim i thjeshtë që ndodh në zemrën e tij sa hap e mbyll sytë.

Për burrin tim ishte shumë e vështirë. Aq sa një terapeut i tha që të më thoshte mua se "po ta dashuroja me të vërtetë, do t’i jepja kohën e duhur për t’u menduar."  Përgjigjja ime ishte kjo: Natyrisht që mund të marrësh sa kohë të duash, por, ama, gjatë kohës që ti mendohesh, unë nuk do të jem e gjitha vetëm e jotja."  Pastaj ndryshova energjinë time nëpërmjet kësaj teknikës që do t’ua tregoj edhe juve. Brenda 6 javësh erdhi propozimi për martesë.

Edhe sot e kësaj dite nuk e di se si arrita të bëj atë që duhej të bëja. Nuk më ndihmoi askush. Ndërsa shoqet dhe mamaja më thanë se kisha bërë një çmenduri. Kështu unë e kuptova se ne femrave na jepen mësime të gabuara në lidhje me sjelljen që duhet të bëjmë me meshkujt, prandaj unë fillova ta kuptoj vetë se si duhet të sillesh me meshkujt.

Ja një letër nga Stela, që tani ndodhet tek ajo qoshja e tmerrshme: i dashuri i saj edhe është edhe s’është atje, njëherë është i ngrohtë, pastaj bëhet i ftohtë. E quan veten të dashurin e saj, por nga ana tjetër nuk e ka të qartë se ku do t’i shpjerë ajo marrëdhënie. Pra, ai djali nuk ka "investuar" aq sa duhet në këtë marrëdhënie. Unë do t’i drejtohem drejtpërdrejt asaj, pastaj do të të tregoj ty se si mund të një ndryshim të vogël e të thjeshtë, i cili do të ndezë flakën e një burri, që edhe ti të kesh sukses.

"Përshëndetje,
Kam një vit që jam lidhur me një djalë, i cili s’do, që s’do, që lidhja jonë të bëhet serioze. Nëpërmjet këshillave që më ke dhënë, kam arritur që të afrohem mjaft me të. Vetëm në një pikë çaloj. Duket sikur ai më shtyn që unë të kërkoj ndonjë tjetër, pasi më jep mesazhe të ngatërruara.


Ai e di se ç’dua dhe unë jam treguar e duruar. Mbrëmë ne ishim të ftuar në një dasëm dhe kur unë e pyeta se pse ne nuk mund të ishim përgjithmonë bashkë, ai nuk më jepte dot përgjigje. Pastaj unë e pyeta nëse mund ta përfytyronte dot jetën e tij pa mua? Ne kemi qenë të sinqertë me njëri tjetrin, kështu që ai mu përgjigj se mundej. Natyrisht që mua më iku truri dhe menjëherë rashë në depresion. Nuk e kam idenë se çfarë duhet të bëj tani. Unë jam e dashuruar pas tij dhe mendimi se do detyrohem që të kërkoj për ndonjë tjetër ma bën zemrën copë. Unë nuk dua një tjetër megjithatë, unë nuk dua që gjërat të vazhdojnë kështu. Ndihem si e zënë në kurth. Të lutem më ndihmo!"

Stela! Daljet me djem tjere janë shumë të rëndësishme dhe mund të jenë zgjidhja e kërkuar. Ta fillojmë me mendimin se "po të detyron që të kërkosh një tjetër". Te dalesh me te tjere nuk do të thotë se duhet ta braktisësh këtë që ke. Nuk do të thotë as që duhet ta sfidosh, ose që të bësh ndonjë gjë tjetër për hir të marrëdhënies.

Dalja është për ty. Ajo nevojitet që ti t’i kesh mundësitë e hapura dhe për të rikuperuar forcat dhe fuqinë. Shpesh, femrat e harrojnë se dalja me meshkuj të tjerë, flirtimi apo thjeshtë dalja për kafe mund të ndryshojë gjithçka. Ja se si.

E para, ndihesh më mirë.
Kur ndihesh e dobët, si tani p.sh., aftësia jote joshëse bie.

Kur ti ke ndjesinë se je e lidhur pas një mashkulli, që mesa duket nuk po e bën punën e tij, ai ka ndjesinë se të ka ty nën kontroll.

Kjo është diçka e keqe. Të bën të ndihesh sikur ke ngecur, të mërzit dhe të duket sikur je krejtësisht në mëshirën e tij. Tamam sikur ai ka në dorë gjithçka. Dhe a e di çfarë? Ai e ka gjithçka në dorë. A e di dhe një gjë tjetër? Atij nuk i pëlqen kjo gjë. Nderi më i madh që mund t’i bësh një mashkulli, dhe vetes tënde, është që t’i japësh ndjesinë se i duhet që të punojë për të të pasur.

Një mashkull duhet "të punojë" për ty, që të të "vlerësojë". Mua më pëlqen që të trajnoj qentë. Kjo nuk do të thotë se meshkujt janë njësoj si qentë megjithatë, nja dy gjëra i kanë të përbashkëta. Qenve u pëlqen që të punojnë. Atyre u pëlqejnë punët, Atyre u pëlqen që të sjellin gazetën, u pëlqen që të "rrinë urtë" dhe të shpërblehen. Atyre u pëlqen që të lavëdorhen pasi kryejnë detyrën që u caktohet. Kjo ndodh kur ata e KUPTOJNË se çfarë kërkohet prej tyre, e bëjnë dhe lavdërohen. Disa qenve nuk u interesojnë shumë lavdërimet. Ata punojnë për bukën e gojës. Ose për të lozur.
Megjithatë, të gjithë qentë kanë nevojë që të ndihen të dobishëm. Pikërisht këtë aspekt, meshkujt e kanë të përbashkët me qentë. Nëse nuk nevojitet "punë" për të të pasur, atëherë në mendje e tyre, ti nuk vlen dhe aq shumë.

Për ne, ta bësh një mashkull që të punojë për të na pasur mund të na duket e tmerrshme. Mund të na duket vetja si femra të këqija. Nëse ne bëhemi pre e lehtë, dhe kjo ndodh gjatë gjithë kohës së marrëdhënies, ose martesës, atëherë për ta është shumë e thjeshtë që t’u bjerë interesi.

Ke vënë re se si meshkujt bëjnë ndonjëherë si gjela. Të ka ndodhur ndonjëherë të shohësh një mashkull, i cili nuk është dhe aq ambicioz në jetë, t’i ikë truri për një lojë bilardoje. Sfida është pjesë e jetës së një mashkulli.

Nëse ne dorëzohemi lehtë, pa e lënë atë që të bëjë atë që duhet të bëjë, atëherë ne u kemi mohuar atyre thelbin e ekzistencës së tyre. I mohojmë burrit tonë të drejtën për të na fituar, në çdo kohë, çdo ditë të javës.

Kështu që, Stela! Në qoftë se ti mendon se po detyrohesh që të kërkosh një mashkull tjetër, atëherë unë të them se duhet ta konsiderosh si zbavitje. Quaje këtë si një fuqizim të ri të shpirtit tënd. Ti do takohesh me meshkuj, të cilëve do t’u dukesh e mrekullueshme. Dhe e tillë duhet të ndihesh. Besimi në vetvete do të rritet. Kur ai të telefonojë, ti mund të jesh edhe e zënë. Automatikisht do të rritet niveli i vështirësisë. Fillo të "lozësh" me meshkuj të tjerë, në mënyrë që të marrësh atë që do nga marrëdhënia jote.

Related Posts with Thumbnails
blog comments powered by Disqus
Respektoni punën e të tjerëve.
Mos i vidhni artikujt e youalbania.com

Nëse doni të mbushni faqen tuaj me artikuj rreth seksit dhe dashurisë, bëjeni këtë nëpërmjet punës tuaj personale dhe jo duke vjedhur.