Nga evolucion seksual në revolucion seksual

Kjo seri artikujsh është shkruar për t’iu treguar juve si të bëni seks të mrekullueshëm. Por jo shumë kohë më parë dhe sot e kësaj dite këtu në Shqipëri, njerëzit zor se mund të flisnin rreth seksit.
Deri në vitet 50 bisedat rreth përmirësimit të jetës seksuale konsideroheshin tabu. Gjatë viteve 60 - 70 njerëzit filluan të jenë më të hapur ndaj bisedave rreth seksit.
Revolucioni seksual i atyre viteve bëri të mundur që kultura jonë të jetë më e lirë me këto çështje.

Gjatë viteve 60 - 70 seksi paramartesor u be një gjë më e zakonshme për të dy gjinitë. Sot edhe pse njerëzit janë seksualisht më konservativë se gjatë viteve të revolucionit, seksi paramartesor vazhdon të mbetet diçka e zakonshme, njësoj si atëherë. Rrjedhimisht revolucioni seksual shkaktoi ndryshime të përhershme në mënyrën si njerëzit sillen seksualisht.

Gjatë viteve 60 SIDA i vuri hendek lirisë seksuale. Njerëzve iu tha se seksi mund të të vrasë. Gjithë ajo liri që shpërtheu gjatë viteve 60 - 70 u kthye në vetëpërmbajtje gjatë viteve 80. Gjatë viteve 90 ne hymë në kohë ku në të cilat jemi më të lirë se kurrë për të folur rreth seksit. Nuk ka ekzistuar ndonjëherë një kohë në të cilën të jenë diskutuar kaq shumë çështje seksuale.
Dhe si pasojë e kësaj natyre kaq të detajuar seksuale të televizorit, filmave, revistave, librave, faqeve të Internetit, madje edhe historive na lajme, ne mund të flasim rreth gjithçkaje, që nga tradhtitë bashkëshortore e deri tek seksi anal, masturbimi, tema të cilat më përpara ishin tabu.


Mbaji poturet të veshura.
Pavarësisht faktit që është e pranueshme të flasësh rreth seksit, disa njerëz (në Shqipëri pjesa më e madhe) mund ti shohin këto biseda si tepër fyese. Para se të bësh gati turjelën, përpiqu ta analizosh njëherë situatën dhe të kuptosh nëse personi me të cilin po bisedon ndihet rehat me këtë temë. Bëj një test të tillë "Lexova diku se njerëzit tani ndihen më të lirë për të folur rreth seksit. Si mendon ti?"


Tani që e kemi kaluar edhe 2000-shin nuk është e vështirë të shikosh se si njerëzit ndihen të rraskapitur, pasi ata dëshirojnë më shumë nga jeta e tyre seksuale.
Pati një evolucion seksual kundër shtypjes seksuale për të kaluar serish në të. Tani lavjerrësi ka zënë përsëri një pozicion të përshtatshëm për dëshirë seksuale.
Ne ndodhemi në një kohë të mirë të evolucionit seksual të vendin tonë. Një kohë në të cilën njerëzit mund të shprehin interesimin e tyre për seksin dhe të kërkojnë dhe të gjejnë seks të mrekullueshëm. Të gjithë e dimë se SIDA, sëmundjet seksualisht të transmetueshme dhe shtatzënia e padëshiruar janë aspekte negative të seksit.
Por ne gjithë ashtu njohim mënyrat mbrojtëse që na lejojmë ta shijojmë seksin e shëndetshëm. Seksi mund tu sjellë kënaqësi dhe lumtur të gjithëve.
Related Posts with Thumbnails
blog comments powered by Disqus
Respektoni punën e të tjerëve.
Mos i vidhni artikujt e youalbania.com

Nëse doni të mbushni faqen tuaj me artikuj rreth seksit dhe dashurisë, bëjeni këtë nëpërmjet punës tuaj personale dhe jo duke vjedhur.