A ka seksi modë?

42-19884162Edhe pse dëshira seksuale ka një prejardhje të brendshme, ajo fare thjeshtë mund të ndikohet nga ambienti që na rrethon. Gjatë viteve të ngurta 50, viteve të lira për dashuri 60, viteve te diskove 70, viteve të Reage-s 80, ose në kohën e sotme të internetit, dëshirat seksuale të njerëzve janë po të njëjtat, e megjithatë elementët që e bënë çdo gjeneratë të veçantë u dhanë edhe trendëve seksuale aspektin e tyre unik.

Seksistika
Edhe pse pjesa më e madhe e njerëzve nuk e aprovon sasinë e madhe të imazheve seksuale në media, 69 për qind e amerikaneve e kundërshtojnë censurimin që bën shteti për uljen e sasisë së seksit në muzike, televizor dhe filma.


Një trend ndodh kur një pjesë e madhe e njerëzve ndjekin një modë të caktuar. P.sh. Nëse vini re se shumë vajza mbajnë tanga që dalin sipër pantallonave ose faqe të ngjyera me të kuq ky është një trend i paraqitjes së jashtme. Nëse në vend të "mirupafshim" ju dëgjoni që pjesa më e madhe e njerëzve përdorin fjalët "ciao" ose "tung" atëherë ky është një trend gjuhësor. Trendi është diçka që ndodh aktualisht dhe jo diçka për të cilën ju dëgjoni të flitet. Për të përcaktuar nëse një trend po ndodh ose jo duhet të vëzhgojmë kulturën përreth nesh. Por duke qenë se ne nuk mund të fusim hundët nëpër dhomat e gjumit të botës, atëherë duhet të bazohemi tek kërkimet studimore për seksin, ose në vëzhgime kulturore për të kuptuar nëse ekziston ndonjë trend seksi.

Disa nga trendët që janë të thjeshtë për tu kuptuar dhe që janë të pranuar nga një pjesë e shqiptarëve janë:
  • Seksi paramartesor, i cili cilësohet si diçka normale për shumë shqiptarë. 
  • Rritje e dëshirës tek femrat për të filluar seksin në krahasim me gjeneratat e mëparshme. 
  • Rritje e sasisë së kryerjes së seksit oral dhe stimulimit manual para marrëdhënies deri aty sa shpesh herë seksi oral mund të quhet si hyrje në marrëdhënie të mirëfilltë seksuale. 
  • Rritje e shikimit të materialeve pornografike si pasojë e rritjes së mundësisë për të rënë në kontakt me këto materiale e të gjitha moshave. 
  • Liri më e madhe për njerëzit për të folur rreth seksit si pasojë e rritjes së mundësive për të marrë informacion rreth seksit nga televizori, radio, revistat, librat dhe interneti. 

Seksistika
Më shumë se 14.000 materiale seksuale ekspozohen cdo vit në televizionet amerikane. Një i rritur mesatar sheh televizor rreth 7 orë në ditë, 49 orë në javë, 225 orë në muaj dhe 2700 orë në vit. Deri në moshën 65 vjeç teleshikuesi mesatar ka shpenzuar rreth 3000 ditë të plota duke parë televizor. I thonë 14 vjet zgjuar duke parë televizor. Gjatë jetës tënde mund të kesh parë rreth 100,000 imazhe seksuale vetëm në televizor.


Duke qenë se sot më shumë se kurrë njerëzit janë më të ekspozuar ndaj imazheve seksuale, është e thjeshtë që gabimisht të mendosh se çdo lloj jete seksuale është një trend. Sa herë që një imazh i ri seksual shfaqet në faqet e revistave ose në ndonjë film, disa njerëz mendojnë që ky është trendi më i nxehtë, më i ri dhe më i bukur.

Në fillim të viteve 90 kur libri seksual i Madonës doli në treg, shtypi amerikan filloi të thoshte me të madhe se S/M (sadomazokizmi) është trendi më i ri seksual. Ose kur Stingu po diskutonte në një Show televiziv rreth praktikave të tij të seksit Tantrik, disa njerëz filluan të mendonin se me të vërtetë ky lloj i jetës alternative seksuale po merrte rëndësi. Ose edhe në fund të viteve 90 kur Bill Klintoni pati një skandal seksual me ish nëpunësen e shtëpisë së bardhë Monika Levinski, shumë njerëz filluan të mendonin se trendi i ri seksual ishte që meshkujt të kishin marrëdhënie seksuale me nëpunëset e tyre. Me daljen e filmit "50 nuancat e Greit" u vu re i njëjti fenomen.

Mos filluan gjë miliona njerëz të praktikojnë S/M ngaqë e bënte Madona? Apo të praktikonin Tantra prej Stingut? A patën miliona meshkuj lidhje dashurie meqë Bill Klintoni kishte? Dyshoj. Vetëm sepse media vendos të hapë debate rreth jetëve alternative seksuale, kjo nuk tregon se çfarë po bëjnë të gjithë.

Fjalori i dashnoreve
Seksologu është një shkencëtar i seksit. Gjithashtu mund të quhet edhe terapist seksi apo këshillues seksi.


Edhe nëse ju lexoni për "treshet" në ndonjë revistë me nam dhe në të njëjtën ditë patë film ku behej seks "treshe", s’do të thotë që njerëzit po bëjnë më shumë seks treshe. Nuk do të thotë që është një trend seksual. Kjo do të thotë vetëm që media vendos të flasë më shumë rreth kësaj gjëje. Gjithashtu nuk do të thotë edhe që duhet se s’bën ta provoni vetëm sepse po dëgjoni më shumë rreth kësaj praktike.

Nëse vini re ndonjë imazh seksual në media që përsëritet shpesh dhe ju bën të ndiheni i eksituar ose i intriguar, mbase kjo do të thotë që keni dëshirë ta provoni këtë gjë. Megjithatë kini kujdes nga këto lloj dëshirash. Jo çdo akt seksual do të jetë i përshtatshëm për orientimin dhe stilin tuaj seksual natyral. Gjithsecili krijon seksualitetin e tij individual. Kopjimet nuk përfundojnë gjithmonë me sukses. Marrëdhëniet, trupat dhe rrethanat seksuale janë aq unike saqë çdo person mund të bëjë seks vetëm sipas shprehisë seksuale të tij të veçantë.

Seksistika
Shpesh herë adoleshentët kanë mendimin se "të gjithë po bëjnë seks". Kjo nuk është e vërtetë. Deri në moshën 16 vjec, 50 përqind e djemve dhe vajzave amerikane kanë bërë seks. Ndërkohë që pjesa më e madhe e njerzve bëjnë seks kur hynë në të njëzetat. Deri në moshën 21 vjec, 88 përqind kanë bërë seks.


Jepi kohë vetes për t’i zbuluar të gjitha anët e seksit. Shikoji me kujdes të gjitha mundësitë dhe pastaj vendos se çfarë do të provosh. Mënyra e vetme për të bërë seks të mrekullueshëm është duke zbuluar seksualitetin tënd dhe duke e ndarë atë me një njeri.
Related Posts with Thumbnails
blog comments powered by Disqus
Respektoni punën e të tjerëve.
Mos i vidhni artikujt e youalbania.com

Nëse doni të mbushni faqen tuaj me artikuj rreth seksit dhe dashurisë, bëjeni këtë nëpërmjet punës tuaj personale dhe jo duke vjedhur.