Binjakët


Të lindurit në shenjën e Binjakëve janë inteligjentë dhe mendjemprehtë. Megjithatë, si për çudi gjithmonë hutohen dhe se kanë idenë fare se çfarë duhet të bëjnë. Atyre u duhen vazhdimisht gjëra të reja për tu ngjallur interesin pasi mërziten shpejt. Të lindurit në shenjën e Binjakëve e jetojnë jetën pa u shqetësuar shumë dhe me shumë aventura. Janë goxha të ndjeshëm, veçanërisht ndaj vuajtjeve të të tjerëve. Të njerëzishëm, të sjellshëm dhe shpirtgjerë janë këto disa karakteristika të tjera të Binjakëve. Gjithashtu, atyre u pëlqejnë bisedat e gjalla dhe argëtuese. Pranie e tyre është e kënaqshme, në shoqërinë e Binjakëve nuk mërzitesh kurrë.


Tiparet karakteristike të Binjakëve në dashuri:
  • U pëlqen gjallëria dhe variacioni
  • U pëlqen jashtëzakonisht shumë të llastohen
  • Janë shumë posesivë, në çfarëdolloj marrëdhënieje
  • Kur vjen puna për dashuri, ata tregohen shumë nazelinj
  • Të lindur për të flirtuar, Binjakët vdesin për pak flirt
  • Zakonisht kanë nevojë për partnerë që t'i stimulojnë në aspektin intelektual dhe të sigurojnë variacionin e kërkuar
  • Stili i tyre i joshjes del në pah, ata nuk e përsërisin kurrë dy herë atë.

Related Posts with Thumbnails
blog comments powered by Disqus
Respektoni punën e të tjerëve.
Mos i vidhni artikujt e youalbania.com

Nëse doni të mbushni faqen tuaj me artikuj rreth seksit dhe dashurisë, bëjeni këtë nëpërmjet punës tuaj personale dhe jo duke vjedhur.