Të lindurit në shenjën Shigjetarit janë të sinqertë dhe të pafajshëm, pothuajse si fëmijë. Bëjnë maksimumin për të bërë komplimente por zakonisht nuk i gjejnë asnjëherë fjalët. Përpiqen që të të ngrenë humorin, po shpesh përfundon që thonë gjënë e gabuar. Megjithatë, këtë nuk e bëjnë me qëllim. Për këtë arsye duket sikur janë të pandjeshëm. Në të vërtetë ndjenjat e tyre ty janë të vërteta dhe të sinqerta. Shigjetarëve u pëlqen që gjithmonë të merren me diçka. U pëlqen vëmendja dhe janë goxha besimtarë
Tiparet karakteristike të Shigjetarëve në dashuri:
- Janë gati që të rrezikojnë gjithçka për dashurinë.
- Shigjetarët janë njerëz të besuar. Mos dysho asnjëherë për ta. Është njësoj si ti godasësh aty ku u dhemb më shumë.
- Edhe në një marrëdhënie atyre u duhet liria personale.
- U pëlqejnë komplimentet.
- Shigjetarët e kanë të vështirë që të angazhohen me dikë, por kur e bëjnë ata i qëndrojnë besnik partnerit.