Shenja e Demit, ashtu siç sugjeron edhe vetë emri, është shumë kokë fortë. Megjithatë, ata ushtrojnë kontroll absolut mbi veten e tyre, prandaj janë zakonisht të qetë dhe të përmbajtur. Kokëfortësia e tyre del në pah vetëm atëherë kur dikush përpiqet t'i shtyjë më shumë seç duhet në drejtimin e gabuar. Mirëpo, po u nxehën, më mirë futja vrapit. Nuk do të dëshiroje që demi të të vërsulesh me të gjithë vrullin e tij dhe të të shtypte nën thundra. Demave u pëlqen që t'i tërheqin të tjerët pasi janë shumë mikpritës. Ata janë të zotë që marrin vendime të rëndësishme kështu që tek ata mund të mbështetesh. Ata e adhurojnë shtëpinë e tyre dhe janë besnikë nda miqve dhe familjes.
Tiparet karakteristike të Demit në dashuri:
- U pëlqen që të përkëdhelen
- Priren drejt posesivitetit dhe i mbrojnë shumë të dashurit e tyre
- Demat njihen për besnikëri dhe devotshmëri
- Mund të jenë shumë të sjellshëm dhe të tregojnë përkujdesje të veçantë
- Janë të arsyeshëm dhe meritojnë besim