Dashi


Dashi është shenja e parë e zodiakut. Të lindurit në shenjën e Dashit janë si fëmijë të sapo lindur, naivë dhe të sinqertë. Njësoj si fëmijët, ata kanë nevojë që dëshirat e tyre të plotësohen të parat. Kjo nuk do të thotë se janë mendjemëdhenj. Ata thjeshtë e kanë të pamundur të shohin përtej botës së tyre. Ata janë individë të gjallë dhe mendjemprehtë, dhe mund të rebelohen nëse provokohen. Prania e tyre është gjithmonë zbavitëse. Po aq zbavitëse janë edhe aktivitetet që ata sajojnë për të kaluar kohën. Edhe pse mund të të shkaktojnë dhimbje kur gjakrat nxehen, ata nuk ngurojnë të falin dhe të harrojnë sapo që situata qetësohet.


Tiparet karakteristike të Dashit në dashuri:
  • Dashi është shumë romantik
  • Dashi është posesiv me njeriun e dashur dhe ka tendencën për tu bërë xheloz
  • Është shumë shprehës në dashuri dhe nuk i fsheh asnjëherë ndjenjat.
  • Dashi është besnik ndaj njeriut që dashuron me të vërtetë
  • I pëlqen spontaniteti në marrëdhënie

Related Posts with Thumbnails
blog comments powered by Disqus
Respektoni punën e të tjerëve.
Mos i vidhni artikujt e youalbania.com

Nëse doni të mbushni faqen tuaj me artikuj rreth seksit dhe dashurisë, bëjeni këtë nëpërmjet punës tuaj personale dhe jo duke vjedhur.