Ndryshe nga Bricjapët, shumicës së shenjave të diellit u pëlqen që të jenë në qendër të vëmendjes. Bricjapi është ai që rri diku mënjanë në një parti duke shijuar shfaqjen. Ata janë energjikë dhe në kohën e duhur mund të dalin edhe para të tjerëve. Të lindurit e shenjën e Bricjapit janë jashtëzakonisht shumë punëtorë, të pavarur dhe me besim në vetvete. I respektojnë traditat. Gjithashtu ata nuk japin asnjëherë këshilla të padëshiruara dhe rrallë mund të ndodhë që të fusin hundët në punët e të tjerëve. Ata janë shumë të ngjitur pas familjes së tyre dhe janë të gatshëm të bëjnë gjithçka për ta mbrojtur nga bota. Shumica e tyre janë të vetëformuar (që i mësojnë gjërat vetë) dhe për këtë arsye kërkojnë respekt.
Tiparet karakteristike të Bricjapëve në dashuri:
- Bricjapët janë besnikë dhe të përkushtuar ndaj partnerit.
- Ata janë shumë tolerantë në marrëdhënie dhe jashtëzakonisht posesivë.
- Tek Bricjapët mund të mbështetesh kur të duash.
- Gjithmonë i gjen në krahë kur të duhet përkrahje.
- Nuk i frikësohen angazhimeve serioze.