Gjëja e parë që bie në sy tek një Akrep është shikimi i tyre magjepsës. Duket sikur ata po vështrojnë thellë në shpirtin tënd për të parë ndjenjat e tua më të thella. Pavendosmëria nuk është një tipar i Akrepit. Përgjigja e tyre është ose po ose jo. Sa pasionantë janë në dashuri, po aq të egër e kanë edhe urrejtjen. Nuk u pëlqejnë lajkat. Të lindurit në shenjën e Akrepit e kanë të vështirë që të tregojnë emocion, ata rrallë mund t'i rrudhin vetullat ose të skuqen. Nuk i përfillin shumë opinionet e të tjerëve pasi ata e dinë vetë se kush janë.
Tiparet karakteristike të Akrepave në dashuri:
- Akrepat janë jashtëzakonisht shumë pasionantë dhe shumë besnikë në marrëdhënie.
- Ata kanë një personalitet magnetik që i bën të bien në sy kur janë aty pranë.
- Kanë tendencën të injorojnë edhe gabimet më të mëdha të njeriut që dashurojnë.
- Ana e tyre e ndjeshme nuk shfaqet pothuajse asnjëherë. Zakonisht mbahet e fshehur pas një pamjeje agresive.